Tregtarët e rrobave të përdorura: Sot do shesim para bashkisë
FIER – “Ditën e hënë do ta ngremë tregun përpara derës së bashkisë”.
Është ky kërcënimi më i fundit i tregtarëve fierakë të rrobave të përdorura, të cilët bashkia prej një viti i ka zhvendosur nga vendi ku shisnin, në një treg privat në periferi të qytetit. Më shumë se 40 tregtarë kanë protestuar dy ditë më parë përpara Bashkisë së qytetit të Fierit për mungesën e organizimit nga ana e këtij institucioni për përcaktimin e vendeve të shitjes. Ditën e premte ata i kanë bërë një kërkesë për një takim kreut të Bashkisë Fier, i cili nuk u ka kthyer asnjë përgjigje. Kjo ka bërë që të gjithë tregtarët, që aktualisht ushtrojnë aktivitetin në tregun pranë SMT-së në qytetin e Fierit, të protestojnë përpara bashkisë. “Kemi më shumë se një vit që jemi larguar nga vendi ku shisnim më parë dhe jemi grumbulluar atje ku na çoi bashkia. Tani janë ngritur edhe dy tregje të tjerë të rrobave të përdorura dhe atje ku jemi ne nuk vjen njeri, pasi duhen bërë disa kilometra në këmbë. Zgjidhje nuk po gjejmë në asnjë vend dhe ndaj ndërmorëm këtë protestë”, është shprehur një nga tregtarët. Tepër të tensionuar ata shprehen se nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të mbajtur familjet e tyre, dhe se nuk do të lejojnë që të shkelen me këmbë të drejtat, pasi janë taksapagues të rregullt dhe posedojnë gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin. m.r