I mituri u mëson shokëve kompjuterin në qeli
TIRANE – I mituri në burg u mëson bashkëvuajtësve kompjuterin.
Inicialet e emrit dhe mbiemrit të tij janë L.A., është 17 vjeç, ndërsa pohon se ndodhet në burg i akuzuar nga Krimet e Rënda për një gjobëvënie në bashkëpunim me dy të rritur. Vetë i mituri që ndodhet i paraburgosur në kryeqytet, pak ditë më parë gjatë një ceremonie zyrtare në këtë institucion tregoi se ndodhej aty pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” që kishte vendosur gjykata më parë ndaj tij. 17-vjeçari pohoi se, më parë përdorte mirë kompjuterin, gjuhën italiane dhe atë angleze, njohuri të cilat ua mësonte edhe bashkëvuajtësve gjatë kohës që qëndronin në klasën moderne të kompjuterëve në sektorin e të miturve në paraburgimin 313. Bashkëvuajtësit e tij pohojnë se, 17-vjeçari, në mungesë të mësueseve dhe psikologeve, u jep atyre mësime në disa programe kompjuteri. I mituri, me origjinë nga Laçi dhe banues në Tiranë, shpjegoi se në bashkëpunim me dy të njohur të tij më të rritur i kishin vënë gjobë një biznesmeni në kryeqytet dhe pas zbulimit kishin rënë në pranga. Pas kësaj ai shtoi se, gjykata duke u nisur nga fakti se mosha e tij, kur kishte kryer krimin ishte vetëm 16 vjeç dhe se roli në krim ishte jo kryesor vendosi që ta lironte nga qelia duke vendosur “arrest shtëpie”. Por i shtyrë nga aventurat e moshës ai pohon se kishte dalë nga banesa, ndërsa policët e kanë gjetur në një lokal bashkë me disa moshatarë të tij dhe pas kësaj ka përfunduar automatikisht në qeli. fa.ma.