Masakrohet me leva në qendër të Tiranës, zhduket autori i krimit
TIRANE - Masakrohet me leva në kokë pranë Kullës së Sahatit në qendër të Tiranës, një burrë 45-vjeçar.
Novruz Kaja, banues në kryeqytet është goditur disa herë me leva në kokë nga dy persona ende të paidentifikuar, të cilët janë larguar me një automjet të markës “Mercedes-Benz” nga vendngjarja. Ende nuk dihen motivet e sulmit ndaj të plagosurit, ndërsa i dëmtuari është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë për të marrë mjekimin e nevojshëm. Policia ka pyetur disa dëshmitarë në vendingjarje, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të krimit të dhunshëm ndaj 45-vjeçarit. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në rrugën “Abdi Toptani”, pranë xhamisë së Et’hem Beut dhe Sahatit. Një person ka zbritur nga një automjet me ngjyrë të errët dhe menjëherë ka sulmuar 45-vjeçarin Kaja, duke e goditur disa herë me levë në kokë. Policia është njoftuar nga disa dëshmitarë që kanë rastisur në vendin e ngjarjes. I dëmtuari ka mbërritur në spital dhe sipas burimeve të policisë ka marrë plagë të rënda në kokë dhe në shpinë. Policia ka marrë deklarimet e dëshmitarëve që kanë dhënë një përshkrim të autorit të krimit. Ndërkaq i dëmtuari ka qenë në operacion pasditen e djeshme dhe policia nuk ka mundur ta marrë në pyetje për identitetin e autorit të krimit. Kjo pasi ai ka qenë në reanimacion nën vëzhgimin e mjekëve për shkak të gjendjes së rëndë nga plagët e marra në kokë. Policia ka pyetur të afërm të të dëmtuarit, por ata kanë pohuar se nuk dinin që njeriu i tyre të kishte ndonjë konflikt.