Bllokohet në Tiranë makina e vjedhur e Xhon Territ, u fut në Shqipëri nga emigranti nga Burreli
Makina luksoze, fuoristradë tip âRange Roverâ, me targë LT 55 EUO, u gjet pesë ditë më parë e parkuar në një rrugicë pranë ish-Bllokut në Tiranë. Burime nga policia e kryeqytetit thanë se makina ishte denoncuar e vjedhur prej dy vitesh në Britaninë e Madhe. Informacionet për vendndodhjen e fuoristradës në Shqipëri u siguruan nga oficerët e Interpolit dhe të Antitrafiqeve vetëm disa javë më parë. Krahas hetimeve
që po zhvilloheshin nga policia për automjetin, kanë qenë edhe disa banorë të zonës që kanë sinjalizuar policinë. Sipas banorëve të zonës ku u gjet mjeti i vjedhur, fuoristrada âRange Roverâ me targa angleze kishte disa ditë e parkuar në anë të rrugës. Për disa ditë, askush nuk e kishte lëvizur automjetin luksoz me targa angleze. Në këtë kohë, policia ka verifikuar informacionet e dhëna nga banorët, ndërkohë që është shfrytëzuar edhe GPS që ndodhej në makinë për konfirmimin e vendndodhjes së saj. Pajisja satelitore e makinës së Xhon Territ pulsonte në hartë në mes të Tiranës, në zonën e Bllokut.
VERIFIKIMI
Zbulimi dhe sekuestrimi i makinës âVIPâ, që prej 5 ditësh ndodhet e parkuar në oborrin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, erdhi pas një hetimi disa javor të oficerëve të seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme. Makina e pajisur me GPS dyshohet se ka pak javë që ka hyrë në Shqipëri, ndërsa prej disa ditësh qëndronte e parkuar në një rrugicë në zonën e ish-Bllokut. Policia ka thënë se fuoristradës së zezë, tip âRange Roverâ, ende nuk i ishin ndryshuar targat. Makina mbante të njëjtat targa si në Angli, LT 55 EUO, me të cilat ishte përdorur në Britaninë e Madhe nga pronari i saj, kapiteni i Ãelsit, Xhon Terri. Automjeti luksoz sipas policisë është futur në Shqipëri nga një emigrant nga Burreli, i cili aktualisht është me qëndrim në Britaninë e Madhe. Nuk dihet nëse është ky person që ka kryer vjedhjen e automjetit në Britani apo fuoristrada ka kaluar në disa duar derisa ka mbërritur te personi që e solli në Shqipëri.
Procedurat e kthimit të mjetit
Policia shqiptare, pas verifikimeve të nevojshme për automjetin âRange Roverâ, me targë LT 55 EUO, me qëllim konfirmimin e pronësisë, pritet që të lajmërojë policinë britanike lidhur me ngjarjen. Më pas, Britania do të nisë dokumentacionin përkatës që ekziston atje nga denoncimi i 2 viteve më parë për vjedhjen e kësaj makine. Aktualisht, automjeti i sekuestruar ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe kanë filluar hetimet për të zbuluar se cilët janë bashkëpunëtorët në këtë grabitje.
Makina e Gatuzzos
Në muajin nëntor të vitit 2009, Policia e Tiranës gjeti makinën e futbollistit të Milanit, Genaro Gatuzzo, gjatë një aksioni të Antitrafiqeve. Makina tip âRange Roverâ, e cila rezultonte e grabitur në Itali më 2 tetor të vitit 2006, qarkulloi për 3 vjet rresht nëpër Tiranë dhe ishte pajisur me targa shqiptare, TR 0056 P, ndërsa targat e saj origjinale ishin CW 542 YG. Mjeti i ishte shitur një të riu shqiptar, i cili e kishte në përdorim.
BMW-ja e Bekham
Gati katër vjet më parë trafikantë të makinave kanë tentuar të fusin në Shqipëri fuoristradën luksoze të futbollistit David Bekham. Makina tip âBMW X5â, e cila i përkiste futbollistit të njohur, ish-kapitenit anglez, David Bekham, është ndaluar më 24 nëntor të vitit 2006 në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, së bashku me disa mjete të tjera të vjedhura. Makina i ishte vjedhur futbollistit Bekham në Madrid, në fund të vitit 2005.
Â
Etleva Delia
Â