E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet për 48 orë në Sarandë qarkullimi i platformës së lundrës që lidh brigjet e kanalit të Vivarit


Platforma e lundrës që lidh dy brigjet e kanalit të Vivarit pranë Parkut Kombëtare të Butrinit, rreth 17 kilometra larg qyteti të Sarandës nuk do të funksionojë nër dy ditët e ardhshme për shkak të dëmtimeve natën duke u gdhirë dita e sotme, kur një kamion i tonazhit të rëndë, i ngarkuar me tulla dhe i imbarkuar në të, u përmbys me pasojë vdekjen e drejtuesit. Shefi i Qarkullimit rrugor në Komisariatin e Sarandës, Gjylani Shehu tha sot se “kavoja metalike që shërbente për të tërhequr platformën e lundrës është dëmtuar plotësisht dhe për ta rregulluar atë, duhen të paktën 48 orë”. Sipas tij, "gjithë drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë drejt doganës së Qafëbotës, që lidh Shqipërinë me Greqinë, duke përdorur kanalin e Vivarit, duhet të qarkullojnë në rrugët e tjera që të çojnë në këtë doganë”. Shehu nënvizoi se në afërsi të fshatit Çukë është ngritur një postobllok për të udhëzuar emigrantët që rikthehen pranë vendeve të punës në Greqi që të udhëtojnë në segmentin e ri rrugorë Sarandë-Xarrë, rreth 25 kilometra, ose në segmentin rrugorë Krane-Konispol, i gjatë 35 kilometra. Ndërkohë, Policia e Sarandës ka shoqëruar dhe marrë në pyetje shtetasin Zylyftar Kuqo, punëtor i turnit të shërbimit të lundrës rreth aksidentit që ndodhi në lundër, kur drejtuesi i një kamioni, Flamur Hasa, 42 vjeç u batua bashkë me të për shkak të rëndesës dhe si pasojë, u përmbyt në ujrat e kanalit të Vivarit. Mësohet se trupi i drejtuesit të kamionit ende nuk është gjendur. Lundra shërben për kalimin e automjeteve të vogla dhe banorëve nga njëri krah i i kanalit të Vivarit në tjetrin, në Butrint të rrethit të Sarandës, që është rruga më e shkurtër për në doganën e Qafëbotës, që lidh Shqipërinë me Greqinë. “Mjetet e tonazhit të rëndë nuk lejohen të imbarkohen në lundrën që lidh qytetin antik të Butrintit me krahun tjetër të zonës dhe drejtuesi i kamionit ka tentuar të imbarkohet forcërisht në të”, thanë burime të policisë që ndodhen në vendngjarje. Vjet, në tetor në kanalin e Vivarit u mbytën 5 vetë, përfshi dhe një nënë me foshnjen e vet 3 muajshe, në tentativë për të kaluar në mënyrë klandestine kufirin dhe për t’i shpëtuar patrullës së policisë kufitare në anën tjetër të lundrës.



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›