Ekstradohet nga SHBA një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Përmes bashkëpunimit mes Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, me Interpol Ëashington dhe ICE (Zyrën e Emigracionit), (SHBA) dje në mbrëmje vonë, u deportua nga Amerika për në Shqipëri, shtetasi Gramoz Haziz Yzeiri, 38 vjeç nga Fieri, I shpallur në kërkim ndërkombëtar, bënë sot të ditur burimet zyrtare të Policisë së Shtetit. Sipas tyre, Yzeiri u arrestua në Texas (SHBA) në 07.04.2009, ndërsa po hynte illegalisht në territorin Amerikan, me emrin Adriatik Papa, pas krahasimit të gjurmëve. Gramoz Yzeiri ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepren penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në 25.02.2005 kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale " Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale, armë mbajtje pa leje, municioneve në sasira të mëdha dhe fallsifikimit të dokumentave". Gjithashtu Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Fierit, në 25 Korrik, 2007 kishte caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg" për këtë shtetas për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim, në bashkëpunim dhe armë mbajtje pa leje", ndodhur në 13 qershor, 1998 në lagjen "Kastriot" në qytetin e Fierit, ku u gjend i vrarë me armë zjarri shtetasi Xheladin Qelia. Ndërsa në 23 Prill, 2004 gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Gramoz Yzeirit u sekuestruan 2.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, 3 pistoleta, 2 automatikë, një granat hedhës, sasi e madhe municioni dhe dokumenta të fallsifikuara, bënë të ditur burimet e Policisë së Shtetit.
...