Bllokohet per disa ore Kapshtica probleme me kompjuterin

Bllokohet për disa orë dogana e Kapshticës. Që nga mëngjesi e deri në mesditë, pala greke ndërpreu punën, duke dhënë si argument defektin në kompjutër.
Kjo ndërprerje disaorëshe, ka krijuar rradhë të gjata për shkak se vijon ende kthimi i emigrantëve shqiptarë në vendet e tyre të punës në shtetin grek, pas pushimeve të kaluara në vendlindje.
Deri ne rregullimin e defektit ne kompjuter, doganieret po kontrollojnë qarkullimin nëpërmjet regjistrave. Bllokimi i Kapshticës pason atë të Kakavijës, ku për tetë orë nuk u lejua kalimi i udhëtarëve, me të njëjtin pretendim, defektin kompjuterik.