E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret ne Korce u demtuan edhe zonat turistike

Zjarret në qarkun e Korçës kanë shkrumbuar  rreth 300 hektarë kullota dhe rreth 1 hektar  pyll me pisha. Sipërfaqja më e madhe e djegur këtë verë ka qënë në kodrat mbi fshatin Hoçisht në rrethin e Devollit, ndërkohë që nuk munguan vatrat e zjarrit në zonat turistike të Korcës, si në pyjet e Voskopojës, të Gorricës së Madhe dhe të Zarroshkës në Prespë. Zjarret e rëna janë izoluar duke shmanguar dëme edhe më të mëdha, megjithate  strukturat e  pushtetit vendor në këtë qark  mbeten në gadishmëri.

“Dje patëm shqetësime edhe në zonën e Kamenicës, një zonë me dëllinja dhe gështenja, rreth një hektar. Edhe aty situata është totalisht nën kontroll. Nuk ka dëm ekonomik. Kryesisht janë djegur barishte, shkurre. Shumë pak në Voskopojë, një sipërfaqe rreth një hektar me pishë të rrallë, jo të dendur. Edhe zona e Devollit, edhe pse ka një sipërfaqe prej disa hektarësh nuk ka dëm të madh ekonomik sepse ishte zonë barishtesh dhe shkurresh”-tha Bujar Vila, Sekretar i Përgjithshëm i Prefekturës Korçë.

Nuk dihet ende nëse zjarret janë vënë por bëhet e ditur nga strukturat përkatëse të policisë së shtetit po zhvillohen hetime për të vërtetuar ndonjë dyshim, për të zbardhur shkaqet dhe identifikuar autorët e këtyre zjarreve.  

Jorgjeta Gjançi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›