Protestat ne Bulqize minatoret perplasen me policine

Tensionohet situata në minierën e Bulqizës. Policia dhe minatorët janë konfrontuar mes tyre në hyrje të minierës, teksa minatorët kanë tentuar të bllokojnë hyrjen. Shkak u bë një kamion i ngarkuar me materiale që shërbejnë për riparimin e shkarjeve në minierën e Bulqizës nga ku firma ACR ka urdhëruar futjen brenda minierës të kamionit, por minatorët nuk kanë pranuar.
Menjëherë forcat speciale të policisë që prej ditësh ndodhen në Bulqizë kanë ndërhyrë për të hapur rrugën duke përdorur edhe gaz lotësjellës. Mirëpo si pasoje e përplasjeve me policinë janë plagosur edhe minatorët Dashamir Neziri, Arif Liveshi dhe Rifat Sallaku të cilët janë dërguar në spitalin e Peshkopisë për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Por pas kësaj forcat të shumta të policisë që ndodhen në Bulqizë kanë marrë nën kontroll situatën e cila është tensionuar shumë.
Ndërkohë më herët minatorët i dhanë edhe 2 ditë afat kompanisë ACR për të arritur një marrëveshje përndryshe ata do të përshkallëzojnë protesta duke bllokuar rrugët por edhe do të rinisin edhe grevën e urisë.Minatorët e Bulqizës për më tepër se një muaj e gjysëm kanë kërkuar që kompania ACR të nisë investimet në minierë, të rrisë pagat nga 20-40% si dhe të përmirësojë kushtet e punës brenda në minierë.