Topi-Jahgaja bisedojne per njohjet e Kosoves dhe veriun

Presidenti i Republikës Bamir Topi gjatë vizitës së tij dyditore në Jug të vendit i ka rezervuar një takim sëbashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, Presidentes së Kosovës, Ahtifete Jahjaga, e cila po kalon disa ditë pushimesh në qytetin bregdetar të Vlorës. Takimi vakant u zhvillua në një nga hotelet në Radhimë.
Mësohet se presidenti Topi i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri Presidentes Jahjaga dhe bashkëshortit të saj, Astrit Kuçi si dhe pushime sa më të mbara në qytetin e Vlorës dhe pikërisht në Radhimë. Presidenti Topi vlerësoi lart marrëdhëniet gjithnjë e më të konsoliduara mes dy vendeve tona. Duke vënë në dukje rolin në shërbim të paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në rajonin ballkanik që Republika e Kosovës, menjëherë pas mëmvetësimit të saj, Presidenti Topi theksoi se procesi i pandalshëm i njohjeve të reja të Kosovës po shënon arritje të reja përditë e më shumë.
Në këtë prizëm, Kryetari i Shtetit shqiptar, pasi vlerësoi arritjet përsa i përket ushtrimit të pushtetit nga ana e qeverisë së Kosovës në të gjithë territorin, funksionimin e rendit kushtetues dhe shtetit ligjor, nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së shtetit më të ri multi-etnik dhe demokratik të Kosovës, ku të drejtat e çdo qytetari respektohen sipas standardeve më perëndimore, po gjithanshëm i Kosovës, në forume rajonale e ndërkombëtare.
Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, pasi shprehu mirënjohjen për këtë takim me Presidentin Topi, vuri në dukje faktin se Kosova gjithnjë e më tepër po shndërrohet në një faktor të rëndësishëm bashkëpunimi, paqeje dhe qëndrueshmërie në kuadër të integrimit të përbashkët rajonal.