E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, 2 vatra zjarri në Munellë aktive prej 8 ditësh

PUKE-Dy vatra zjarri vijojnë të djegin prej 8 ditësh pyjet në Munellë të Pukës, ndërkohë që jane evidentuar dhe 15 vatra të tjera më të vogla ne zone.
Zjarrfikësit e kanë patur të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer malor. Fatmirësisht zjarret janë larg zonave të banuara, por dëmi në pyje është i konsiderueshëm.
Zjarret kanë përparuar ndjeshëm këto ditë duke kaluar edhe në zonën e Mirditës.
Specialistë të fushës thonë se zjarret mund të jenë të qëllimshëm, por nuk përjashtohen dhe raste të zjarreve aksidentale pasi temperaturat këto ditë kanë qënë shumë të larta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›