Bllokohet reforma në Drejtësi, 12 projektligje presin miratimin nga Kuvendi
Pas miratimit të Kodit Zgjedhor, PS-PD, negociata për reformën në Drejtësi. Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar projektet, por nuk janë miratuar në seancë
Eljona Ballhysa
Pas miratimit të Kodit Zgjedhor me konsensusin e dy partive më të mëdha në vend, prioritet mbetet miratimi me konsensus i reformës në Drejtësi. Por kjo reformë duket se është bllokuar në Kuvendin e Shqipërisë. Janë rreth 12 projektligje, pjesë të reformës në Drejtësi, të depozituara në Kuvend, por ende të pamiratuara në seancë parlamentare. Shumica e këtyre projektligjeve janë shqyrtuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ku kanë marrë dhe konsensusin e deputetëve të PS-së, por ende nuk kanë marrë votën e opozitës në Kuvend. Pritet që ditën e enjte deputetët të miratojnë tre projektligje që sjellin ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Këtë e ka konfirmuar gjatë seancës së kaluar dhe kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj. Megjithatë, mbeten dhe 9 projektligje të tjera pa kaluar në seancë parlamentare. Dhe këto lidhen pikërisht me reformën në Drejtësi, e cila është një nga kërkesat e vazhdueshme të faktorit ndërkombëtar për t’u realizuar nga shteti shqiptar. Sipas burimeve, bllokimi i reformës ka ardhur si rezultat i një vendimi politik të PS-së.
Socialistët
Vetëm pak ditë më parë, fill pas dhënies së konsensusit për miratimin e Kodit Zgjedhor, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, bëri të ditur se nuk do të bashkëpunojë me qeverinë për reformën në Drejtësi. Kreu i PS-së tha se do ta refuzojë reformën në Drejtësi për shkak të ngjarjes së Gërdecit dhe për shkak se kryeministri Berisha është në konflikt interesi me Drejtësinë. “Për reformën në Drejtësi kemi qenë, jemi e do të jemi të vendosur që të bëjmë atë që duhet që e kërkojë shqiptaret e shqiptarët nga njëra anë, e që e kërkon BE-ja dhe partneri ynë i madh, SHBA, nga ana tjetër, por këtë, me sa duket, do ta duhet ta bëjmë atëherë kur ta drejtojmë vendin, pasi të kemi larguar Sali Berishën. Me Sali Berishën kryeministër dhe me fijet që e kanë lidhur të tërin këtë kryeministër nuk mund dot të bëjmë reformë në Drejtësi”, - ka deklaruar kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama pak ditë më parë. Kjo deklaratë e Ramës shton rrezikun e mosmiratimit të 9 projektligjeve për Drejtësinë të depozituara në Kuvend.
Demokratët
Ndërsa kryeministri Berisha, dy ditë më parë, i ka bërë thirrje PS-së që të respektojë paktin dhe të miratojë projektligjet, pjesë të reformës në Drejtësi. Këtë deklaratë Berisha e ka bërë gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së. “Pati një rëndësi shumë të madhe fakti që Kodi Zgjedhor u miratua rreth tetë muaj para zgjedhjeve. Reformat do të vazhdojnë në sistemin e Drejtësisë. Parlamenti ka votuar një pakt për sistemin në Drejtësi dhe ne i qëndrojmë atij. Ne do ta vazhdojmë reformën dhe unë e ftoj opozitën, në interesin më të mirë të vendit dhe të të gjitha forcave politike, pa përjashtim, t’i përmbahet paktit të votuar në Parlament. E garantoj se ne jemi të vendosur t’i kalojmë këto ligje me konsensusin më të gjerë të mundshëm”, - është shprehur Berisha.
Projektligjet e depozituara në Kuvend
1-Projektligj “Për ndihmën juridike”
2-Projektligj “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”
3-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996, Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar
4-Projektligji “Për Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”
5-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 9109, datë 17.7.2003 ‘Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar"
6-Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995 ‘Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar"
7-Projektligji “Për një shtesë në Ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994 ‘Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar"
8-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’ të ndryshuar”
9-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 8331, datë 21.04.1998 ‘Për ekzekutimin e vendimeve penale’”
10-Projektligji “Për Administratën Gjyqësore”
11-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994 ‘Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar"
12-Projektligji “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar"
26 Nentor 2008