E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle Mobile “hyn” në 8 ministri

14/04/2009  Marrëveshja

Eagle Mobile do tu ofrojë institucioneve ministrore shërbimet e saj me tarifa të veçanta. Kjo në bazë të një marrëveshjeje që u nënshkrua dje në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Marrëveshja synon ofrimin e shërbimit të telefonisë celulare për 8 ministri me rreth 70 mijë punonjës të administratës. “Eagle Mobile në një kohë kaq të shkurtër tregoi potencialet e saj. Ne do të ofrojmë shërbimet tona jo vetëm për 70 mijë punonjës të administratës publike, por edhe për familjarët e tyre. Njëherazi, edhe institucionet e tjera publike që dëshirojnë ta kenë këtë tarifë dhe mundësi, janë të mirëpritura”, - tha Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin. E gjithë administrata do të konsiderohet si një grup dhe tarifat brenda grupit do të jenë 5 lekë/minutë nga 7 lekë/minutë që ishte në ofertë. Kompania Eagle Mobile fitoi procedurën konkurruese të zhvilluar me tre kompanitë celulare që operojnë në vendin tonë për ofrimin e këtij shërbimi. Kontrata ka afat njëvjeçar dhe nuk mund të ketë rinegocim të tarifave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›