E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë/Policia sekuestron 20 kg kanabis, ndalohen tre persona

Policia e Krujës ndaloi tre persona dhe sekuestroi një sasi prej 20 kg kanabis sativa. Sipas burimeve nga policia, droga u kap në segmentin rrugor Fushë Krujë–Tiranë e fshehur në një makinë. Në prangat e agjentëve të Antidrogës ranë 19-vjeçari Andi Stojani, banues në fshatin Bilaj të Krujës; 20-vjeçari Spartak Cangu dhe 33-vjeçari Edi Brata, banues në fshatin Verjon të Krujës. Droga u gjet e fshehur në bagazhin e një automjeti me targa greke. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ndaloi makinën në afërsi të fshatit Arameras. Policia shoqëroi tre të ndaluarit në qeli, ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›