E Shtunë, 31 Tetor 2026

4 persona grabisin lokalin

06/01/2010  Përleshje e dhunë
Nënoficeri plagos hajdutin, por arrestohet nga policia
TIRANE- Ka tentuar të vjedhë një lokal, por është plagosur rëndë gjatë një përleshje me një nënoficer të Ministrisë së Mbrojtjes. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në rrugën “Sitki Çiço” në Tiranë kur Hysen Kanushi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë, i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë qarku Gjirokastër, për veprën penale të vjedhjes, në bashkëpunim edhe me tre shtetas të tjerë ka tentuar të vjedhë lokalin në pronësi të një shtetasi. Por gjatë vjedhjes është përballur me 24-vjeçarin, Albin Hoxha, lindur në Laç banues në Tiranë, me detyrë nënoficer në Ministrinë e Mbrojtjes. Hoxha sapo konstatoi se po vidhej lokali ka nxituar të ndalonte autorët, tre prej të cilëve u larguan me shpejtësi, ndërsa po konfrontohej me 32-vjeçarin Hysen Kanushi. Gjatë përleshjes fizike, nënoficeri ka kryer shkrepje të pavullnetshme të armës, duke plagosur rëndë 32-vjeçarin Kanushi. Policia, e cila nisi menjëherë hetimet pas sinjalizimit për ngjarjen, tha se kreu arrestimin e autorit të vjedhjes së mbetur në tentativë Hysen Kanushi dhe nënoficerit Albin Hoxha, i cili akuzohet për veprën penale të “plagosjes së rëndë në kalim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. Aktualisht efektivat e policisë po punojnë për identifikimin e tre shtetasve të tjerë që mundën të largohen nga vendi i ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›