Bllokohet skafi i drogës
07/12/2004 VLORË - Një skaf, i cili mendohet se shërbente për transport të lëndëve narkotike, është bllokuar nga policia e Vlorës, në pyllin e dëndur të Sodës.
Sipas zëdhënësit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, Petraq Dhroso, mësohet se uniformat blu kishin marrë njoftim, se një superskaf, ishte gati për nisje nga Pylli i Sodës. Menjëherë policia ka mbërritur në vendin e quajtur fabrika mekanike “Kastriot Muço” dhe gjeti e bllokoi një makinë tip “Benz” të braktisur nga personat pronarë të autoveturës e të skafit, të cilët kanë marrë sinjalizimin e duhur në kohën e duhur, në mënyrë të dyshimtë nga brenda radhëve të policisë dhe pas kësaj kanë pasur kohën e mjaftueshme të largohen në drejtim të paditur.
Policia menjëherë ka bllokuar Benzin si edhe një skafin 6 metra të gjatë me një motor 200 kuaj fuqi, në bordin e të cilit u gjetën bidona me benzol, vaj, rroba e qese plasmasi.
Policia deri në orët e vona të ditës së djeshme nuk kishte identifikuar ende asnjë person, ndërsa në bazë të librezës së mjetit të bllokuar tip “Benz”, me targa VL 0084 B, po punon për gjetjen e pronarit të autoveturës. Sipas ekspertëve, në skaf e në makinë janë gjetur gjurmë gishtash, të cilat priten të identifikohen pas dërgimit në laboratorin e kriminalistikës.
Mjetet e bllokuara, autovetura dhe skafi, u dërguan në portin e Rradhimës, ku edhe mbahen mjetet e bllokuara nga policia kufitare e ajo e antitrafik.
Burime të Prokurorsë së Rrethit të Vlorës, bëjnë të ditur se nga ana e saj është ngritur edhe një grup hetimor.
Shifrat zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se ky është rasti i parë në harkun kohor të katër muajve kur bllokohet një skaf, i cili mendohet të jetë mjet transporti i përdorur nga trafikantë të lëndëve narkotike.
Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se skafe të tillë tashmë përdoren nga skafistët, pasi janë të vegjël e me shpejtësi të madhe dhe që në pamjen e parë të japin përshtypjen e mjeteve që peshkojnë, duke mundur t’u largohen vëzhgimit të policisë kufitare si dhe të Guardia di Finanza. Të njëjta burime tregojnë edhe itinerarin e lëvizjes së këtyre skafeve. Skafet shkojnë deri në Sazan si mjete peshkimi dhe prej andej marrin rrugën drejt Italisë, saktësojnë të njëjtat burime.