KORÇE/ Sulmohet “Shën Maria”. Dëshmia e rojeve: Janë vjedhur 60 mijë lekë të reja
07/12/2004 LESKOVIK – Seria e vjedhjeve të kishave ortodokse ka vazhduar me vjedhjen e një tjetër objekti kulti, në juglindje të vendit. Këtë herë, pre e vjedhjes ka rënë kisha e “Shën Marisë”, në Leskovik. Sipas dëshmive të rojes së kishës, mësohet se kur ai kishte shkuar në mëngjesin e së dielës, kishte parë se ishte e hapur brava e derës kryesore. Hajdutët, pasi kishin hyrë brenda, kishin marrë arkat metalike, bashkë me të hollat që gjendeshin aty. Nga llogaritjet e bëra nga punonjësit e kishës, mendohet se shifra e vjedhur mund të ketë qenë rreth 60 mijë lekë (të reja).
Menjëherë pas njoftimit për këtë vjedhje, ka shkuar në vendin e ngjarjes policia lokale, e cila ka bërë ekspertizën. Nga hetimet e para, mësohet se për të hyrë brenda në kishë, hajdutët kanë përdorur mjete të forta, si leva dhe gurë.
Po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe për gjetjen e autorëve që kanë kryer këtë vjedhje, bëjnë të ditur burimet zyrtare të policisë lokale.
Ndërkohë, sipas shefi të policisë së rendit, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Korçës, Kastriot Skënderaj, mësohet se, pasi është marrë njoftimi për vjedhjen e kësaj kishe, ka shkuar grupi i gatshëm për të parë gjendjen dhe janë marrë të gjitha provat e mundshme dhe në të njëjtën kohë ka nisur puna për gjetjen e autorëve.
“Edhe pse kemi prova materiale, derën dhe disa kasaforta të shqyera, jemi në kërkim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë vjedhur kishën. Shumë shpejt premtojmë se do të gjejmë autorët e vjedhjes. Puna po vazhdon për gjetjen edhe të autorëve të vjedhjeve të tjera të bëra në këtë rajon kohë më parë”, bëri të ditur Skënderaj.
Vjedhja e kishës së “Shën Mërisë” në Leskovik, e çon në rreth 20 numrin e kishave të vjedhura brenda këtij viti në rajonin juglindor të vendit. Por, megjithë deklarimet optimiste të krerëve të policisë lokale, thuajse për asnjë nga të gjitha vjedhjet e bëra, nuk është mundur të identifikohen e kapen autorët.
Një situatë e tillë, e përsëritur disa herë, ka nxitur reagimin qytetarë, por edhe të krerëve të komunitetit fetar ortodoks. Qytetarët nuk e fshehin zemërimin për vjedhjen e objekteve të kultit, aq më tepër përballë paaftësisë së policisë për kapjen e vënien para përgjegjësisë së autorëve.