“Rritja e pagave e
07/12/2004 Greva e pedagogëve, profesorët shprehen se qeveria po spekulon me deklarata, studentët i sigurojnë se s’do të humbasë viti
“Rritja e pagave e
papërfillshme në buxhet”
Denisa Xhoga
Shifrat e deklaruara nga grupi ndërministror janë spekulative, asgjë konkrete nga kërkesat e paraqitura prej pedagogëve nuk është arritur, rrjedhimisht greva do të vazhdojë, deklaruan dje pedagogët. Pas deklaratës së ministrit të Shtetit dhe kryetarit të grupit ndërministror për grevën e pedagogëve, Marko Bello, pedagogët reaguan tepër të fyer. “Kërkesat e Lëvizjes Ndëruniversitare janë që pagat e sistemit të Arsimit të Lartë të përfshihen në piramidën e pagave shtetërore, sipas klasifikimit të vendeve të punës në shërbimin civil dhe jo për dyfishimin e tyre”, deklaroi Stavër Ristani. Sipas tij, shifrat e paraqitura nga Bello janë spekulative, pasi shtesa e punonjësve akademik, ndihmës dhe administrativë për përfshirjen e tyre në piramidën e pagave, është rreth 5 milionë USD, një shifër e papërfillshme kundrejt asaj të shpenzimeve të buxhetit të shtetit për 2005,
që është rreth 2.1 miliardë USD. “Fatura financiare për përfishrjen e pagave tona në piramidën shtetërore të pagave nuk kalon përmes rezervës së shtetit për përmirësimin e pagave për vitin 2005, që parashikon indeksimin e pagave sipas inflacionit, për asistencën sociale etj., siç dezinformon publikun grupi ndërdikasterial. Përkundrazi, ne e theksojmë se ka rrugë të tjera të mundshme të gjetjes së fondeve, siç janë rritja e të ardhurave buxhetore nga tatimet dhe doganat, ulja e nivelit të ekonomisë informale, pakësimi i humbjeve të shkaktuara nga administrimi i keq i fondeve prej organeve shtetërore etj.”, tha Ristani. Sipas tyre, kjo lëvizje është e përkrahur nga përfaqësues të Bankës Botërore dhe programeve evropiane për arsimin dhe kërkimin shkencor, siç është TEMPUS. “Universitetet e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës do të vijnë nesër në shesh për të bërë prezente përkrahjen e tyre”, deklaroi para pedagogëve të tjerë, pedagogia e matematikës, Flora Osmani. Dje para Korpusit Qendror gjendeshin Rektori i Universitetit Bujqësor, atij të Shkodrës, Mahir Hoti, dekani i Fakultetiti të Mjekësisë, Kristo Pano dhe pedagogë të këtyre unviversiteteve dhe fakulteteve.
Ndërkohë që pedagogët deklarojnë se greva do të vazhdojë, ata sigurojnë studentët se stafi akademik garanton përmbushjen e vitit akademik në mënyrë të plotë. “Ne na duket një qëndrim absurd dhe na bën përshtypje se ato nuk e kanë kuptuar akoma thelbin. Askujt nuk mund t’i lejohet që të futet në autonominë institucionale dhe të urdhërojë daljen apo futjen në auditore.
Ne kemi kërkuar që të merren vendim qeverie për pikat e kërkesave tona, dhe nuk i quajmë të realizuara kërkesat tona. Duam që të ketë edhe një garanci institucionale”, tha Hoxha. Sipas tij, veçimi i çështjes së pagave është hipokrizi, ata kërkojnë që të vendosen në piramidën e pagave dhe greva do të vazhdojë nëse nuk plotësohen këto kushte. Edhe Hoxha theksoi se viti akademik nuk rrezikohet. “Sepse këtë përgjigje mund ta japim vetëm ne dhe jo qeveria”, tha ai.
Karta e Studentit, qeveria s’përcakton subvencionimin
“Për Kartën e Studentit, qeveria ka deklaruar se do të bëhet brenda dy muajsh, por nuk ka përcaktuar se sa do të jetë përqindja, si për shembull për shërbimet publike duhet të ishte nga 30-50 për qind, 30-50 për qind shërbimet në kinema, koncerte etj. Kushdoqoftë organizatori i tyre, kemi kërkuar heqjen e stazhit, implementimin e Kartës së Bolonjës, sistemin e krediteve që akoma nuk është vendosur”, tha Ylber Gjetaj, kryetari i Unionit Studentor. Sipas tij, edhe studentët kanë pjesën e tyre bashkangjitur me kërkesat e pedagogëve, hapësirën e tyre. “Kemi kërkuar që edhe 30 për qind e studentëve të jenë në organet vendimmarrëse të këshillave të fakulteteve, gjë që mund të bjerë ndesh me disa dekanë, por ama kjo do të shërbejë për të monitoruar autonominë financiare, që do të kalojë deri në dekanate”, thotë Gjetaj.
Qeveria kërcënon me pushim nga puna të pedagogëve në grevë
Zëvendëskryeministri Namik Dokle:
“S’do tolerohet askush”
Zëvendëskryeministri Namik Dokle tha dje, gjatë seancës plenare në Kuvend, se "nuk do të tolerohet askush që cënon funksionimin e universiteteve". Duke iu përgjigjur interesimit të deputetëve të Partisë Demokratike për masat e marra nga qeveria mbi plotësimin e kërkesave të pedagogëve të hedhur në grevë prej disa ditësh, ai sqaroi se "kërkesa kryesore e tyre për dyfishimin e pagave është e parealizueshme". "Qeveria është dakord me kërkesën tjetër, atë për autonominë financiare të universiteteve. Për realizimin e shpejtë saj po punon Ministria e Financave dhe disa institucione të tjera", tha zëvendëskryeministri Dokle.
Shefi i Profesoriatit, Ismail Hoxha:
“S’do arrijnë në absurditet”
“Nuk besoj se do të arrijmë në absurditete të tilla, jemi në një shtet demokratik”, tha Ismail Hoxha, shefi i Profesoriatit të Universitetit Politeknik dje pas deklaratës së ministrit të Shtetit, Marko Bello, i cili tha se Qeveria shqiptare konsideron rifillimin e menjëhershëm të mësimit si një detyrim ligjor që çon në respektimin e disiplinës administrative dhe financiare dhe që lidhet me kontratat e punës pedagogëve. Profesorët shpjeguan se ata kanë lidhur kontrata kolektive, jo me Ministrinë e Arsimit, por me Rektoriatin dhe Rektorët janë solidarizuar me pedagogët dhe grevën.
Korçë, 187 pedagogë në grevë
Greva solidarizuese në Universitetin “Fan Noli” në Korçë vazhdon. Këtë vendim e mori dje paradite komisioni i grevës në një takim të zgjeruar që u krye në mesditë. U tha se të gjithë pedagogët e këtij universiteti firmosën një deklaratë të re, për t’u solidarizuar tërësisht me kërkesat, derisa qeveria të reagojë pozitivisht për kërkesën e tyre të dyfishinit të rrogës. Ka pasur një solidarizim të madh. Thuajse të gjithë punonjësit prej 187 vetësh kanë dhënë solidaritetin e tyre dhe nga ana tjetër nga të 80 pedagogët, 72 prej tyre janë bashkuar dhe kanë theksuar se do të jenë përkrah kolegëve të tyre në Tiranë dhe kudo në të gjithë vendin në solidarizim. Edhe pse nga Ministria e Arsimit janë plotësuar tre nga pikat kryesore, të katër pikave të vendosura nga Universiteti Politeknik, më e rëndësishmja, siç është ajo e rritjes së rrogës, nuk është plotësuar. Për këtë gjë është theksuar se greva nga Universiteti i Korçës nuk do të ndërpritet deri në marrjen e masave të duhura dhe zgjidhjen e të gjitha problemeve të kërkuara.
IOM, afron kushte integrimi, trajnim dhe punë për ata që duan të kthehen
Emigrantët, shpresë për
punë dhe në Shqipëri
“Në vitin 1999 emigrova në Mbretërinë e Bashkuar. Isha në vitin e fundit në universitet, por mendoja se shkolla që po bëja nuk do të përmbushte synimet që kisha për gjendjen e mirë ekonomike në të ardhmen. Kështu që e ndërpreva vitin e fundit të shkollës dhe vendosa të shkoja në Mbretërinë e Bashkuar”, tregon Klodiani, 27 vjeç. Pas përçapjeve të gjata për të bërë dokumentet, një shokë e telefonoi, pasi i kishte gjetur një vend pune në një fabrikë. Punonte 10 orë në ditë ose më shumë. Ndërkohë hyri dhe në një kolegj. Por, pas katër vitesh qëndrimi mori përgjigjen se kërkesa ishte refuzuar. “Kisha katër muaj pa folur në telefon me nënën, pasi ajo qante sa herë që fliste me mua. Kështu vendosa të kthehem”, tregon ai. Ndërkohë një shok i tregon për zyrat e IOM-it. “Mora në Telefon në zyrën e IOM-it në Londër dhe shkova atje. Më siguruan një kurs në kompjuter vërtet të mirë, më pas disa trajnime në financë dhe administrim, që ka lidhje me studimet e bëra në Shqipëri. Tani jam vërtet mirë, kam një zyrë të mirë, një zyrë të rehatshme dhe të ardhura të mira”, tregon Klodiani. IOM, Organizata Ndërkombëtare për Emigracion, nisi dje fushatën e informimit të projektit ‘Nxitja e rintegrimit të qëndrueshëm në Shqipëri, Kosovë dhe ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë nëpërmjet forcimit të kapaciteve të OJQ-ve lokale. IOM është lidhur me 7 OJQ në rrethe të ndryshme. Nëse një emigrant kontakton tek IOM, ata do t’i rekomandojë një OJQ, që është në vendin nga janë, të cilat do t’i rekomandojnë kryerjen e kurseve të ndryshme dhe gjetjen e një vendi pune, mundësisht në zanatin, apo punën që ata dinë të bëjnë, apo kanë punuar në vendet nga vijnë. Projekti është hartuar dhe zbatohet nga IOM me financim të Komisionit Evropian.