E Diel, 1 Nëntor 2026

DURRES/ Gjykata e lë në “burg pa afat” për falsifikim dokumentesh. Alarmi i avokatit: Muldakës i rrezikohet jeta në burg

07/12/2004  DURRES - Gjykata e Faktit në Durrës ka lënë në burg të ndaluarin Astrit Muldaka, i akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe përdorim të dokumenteve të falsifikuara. Seanca gjyqësore ndaj Muldakës është shtyrë për afro 2 orë,

pasi gjykata ende nuk kishte përcaktuar se cili nga gjyqtarët do të merrte në shqyrtim procesin, duke ia ngarkuar këtë çështje gjyqtares Shpëtime Pitaku. Akuza

i ka kërkuar trupit gjykues të vlerësojë si të ligjshme arrestimin e Muldakës nga policia më 2 dhjetor 2004, në sheshin e trageteve në portin e Durrësit, teksa Muldaka zbriste nga trageti i linjës Bari-Durrës. Avokati mbrojtës i Astrit Muldakës në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë ndaj klientit të tij ka deklaruar se shteti do të mbajë përgjegjësi nëse Muldakës do t’i ndodhë gjë në qeli. Pasi ka shprehur rezerva për masën e sigurisë, duke e cilësuar ekstreme atë të arrestit me burg, avokati Nasib Gaxholli ka thënë për median se qëndrimi në qeli i Muldakës

paraqet rrezikshmëri për jetën e të ndaluarit. Ai e ka justifkuar pohimin e tij me faktin se Muldaka kishte probleme hasmërie me personat e implikuar në vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Mbrojtja, e cila ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, duke afruar edhe garanci pasurore për Muldakën, është shprehur se klienti i tij që në momentin e kontrollit nga policia e Durrësit në sheshin e trageteve ka shpjegur se qarkullonte me dokumente të falsifikuara. Në mbrojtjen e bërë, Gaxholli tha se Muldaka, i cili vinte në Shqipëri pas vdjekes së 3 muajve më parë të të atit dhe sëmundjes së rëndë të vëllait të tij, ka bashkëpunuar me drejtësinë shqiptare, duke i afruar asaj 4 orë deklarim për të zbardhur vrasjen Hajdari dhe për t’u ruajtur nga personat e implikuar në vrasjen e deputetit.

Muldaka ishte pajisur me dokument fiktiv.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›