E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fier, 1 në 10 të rinj pranon të shkojë ushtar

07/12/2004  FIER - Dega e Mobilizimit Ushtarak në Fier ka dhënë alarmin për refuzimin që i bëjnë shërbimit të detyrueshëm ushtarak të rinjtë e këtij rrethi. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se të rinjtë në Fier i shmangen detyrimit ushtarak në masën 90 për qind, nga 20 për qind që ishte kjo shifër një vit më parë. Gjatë këtij 11- mujori vetëm dy të rinj kanë derdhur detyrimin prej 3 milionë lekë (të vjetra), si detyrim për të mos kryer shërbimin ushtarak.

Xhemil Sulaj, në një intervistë për gazetën “Metropol”, bënë të ditur gjendjen alarmante.

Si paraqitet gjendja e mobilizimit ushtarak në Fier?

Ka nisur faza e parë e mobilizimit ushtarak në Fier dhe shifrat e

paraqitjes së rekrutëve nën armë kanë qenë alarmante. Vetëm 7 persona janë paraqitur vullnetarisht për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, që do të thotë as 2 për qind e personave që duhet të kryejnë këtë shërbim. Të rinjtë që janë paraqitur vetë janë nga fshatrat, një nga qyteti dhe një nga Levani.

Krahasuar me sezonet e mëparshme, si paraqitet këtë vit thirrja e të rinjve nën armë?

Problemi i moskryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak ka

qënë tepër shqetësues edhe për sezonet paraardhëse. Po të marr një shembull. Jo më shumë nga dy muaj më parë, gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Rroskovecit, u theksua se nga 318 të rinj, të cilët duhet të shkojnë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak,

vetëm 2 prej tyre janë paraqitur në degën e mobilizimit.

Çfarë masash janë marrë nga ana juaj për penalizimin e përgjegjësve?

Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm dhe duhet të zbatohen gjobat për gjithë ata që e shmangin deri në ndjekje penale. Ky është një problem i gjithë komunitetit, pushtetit vendor dhe jo vetëm i Degës së Mobilizimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›