E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet varka me 164 kg drogë

 

SHKODER – Bllokohen në një varkë që po transportonte drejt Malit të Zi, 164 kg drogë. Dy kushërinj u ndaluan nga rojet kufitare shqiptare, pasi sapo kishin nisur lundrimin për të kaluar në brigjet e shtetit fqinj. Në momentin e zbulimit të varkës është ndaluar në flagrancë poseduesi i mallit, Florian Ramaj, 21 vjeç. Pas ndalimit të tij, policia e Malësisë së Madhe, e ndihmuar dhe nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër ka ndaluar edhe kushëririn e tij, Kristian Ramajn, 18 vjeç, i akuzuar se ka ndihmuar Florianin për të transportuar drogën deri në buzë të liqenit ku ndodhej varka. Policia, krahas dy kushërinjve Ramja po punon për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë që mendohet se kanë qenë bashkëpunëtorët e tyre në këtë trafik.             r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›