Blloku “1 Maji”, mbillen 130 pemë
Mbillen 130 pemë dekorative në bllokun “1 maji” në kryeqytet. Nismës së Bashkisë së Tiranës për të kontribuar në shtimin e sipërfaqes së gjelbërt, i është shtuar dje një tjetër sipërmarrje private. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama i pranishëm në këtë aktivitet nuk la pa përmendur synimet që ka bashkia për të shndërruar Tiranën. ”Një nga qëllimet kryesore të Bashkisë është shtimi i sipërfaqes së gjelbërt, për të kontribuar dhe për ta transformuar Tiranën në një kryeqytet me parametra evropianë”, tha Rama. Me nismën “një qytetar, një pemë”, Bashkia e Tiranës synon pastrimin e ajrit në kryeqytet, uljen e ndotjes dhe krijimin e një ambienti të shëndetshëm. Aktualisht kësaj nisme i janë bashkuar një sërë biznesesh e kompanish private. Gjatë gjithë vitit pritet që të mbillen më shumë se 3000 pemë.