E Diel, 1 Nëntor 2026

“MASH na vonon njohjen e diplomave”

 

Procedura tepër të gjata për njohjen e diplomave të studentëve që kanë mbaruar jashtë. Mesatarisht duhen mbi 6 muaj për të pasur në dorë një diplomë të konvertuar me atë shqiptare. E ndërsa studentët  presin në të tilla kushte, nuk mund të aplikojnë për  vende pune. Për t’u dhënë fund këtyre zvarritjeve, Forumi për Demokraci dhe Etikë ka organizuar një protestë paqësore, duke u nisur që nga bulevardi kryesor dhe përfunduar përpara Rektoratit të UT-së. Ata kërkojnë shkurtimin e procedurave për ekuivalentimin e diplomave, si dhe ndarjen në nivele si të universiteteve jashtë vendit, ashtu edhe të atyre në Shqipëri. Në këtë degë të MASH-it, nuk shqyrtohen aplikime për njohje të diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucione të Arsimit të Lartë, të akredituara në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu nuk janë objekt shqyrtimi dokumentet që nuk janë origjinale apo të njëvleftshme me to, diploma ose certifikata të lëshuara nga shkolla të larta ushtarake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›