E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Berisha është armiku ynë i përbashkët

Deputeti socialist, Ben Blushi, dhe nënsekretari për koordinimin në PS, Arben Ahmetaj, gjatë turit për prezantimin e programit të ri qeverisës në Qarkun e Korçës, janë ndalur në Starovë, në takim me banorët e kësaj zone. Ahmetaj ka folur për problematikën e emigracionit, ku janë të shumtë banorët e Starovës, të cilët punojnë në tokat e të tjerëve, pasi në vendin e tyre ndihen të pambështetur nga shteti. Ndërsa Ben Blushi kërkoi që shqiptarët ta ndëshkojnë me votë Kryeministrin më 28 qershor, për t‘i dhënë fund një herë e mirë varfërisë dhe mungesës së vëmendjes nga qeveria. "Ne kemi vendosur të mundim një armik të përbashkët, i cili nuk është as armiku i Edi Ramës e as i imi personalisht. Ai është armik i Shqipërisë. Kjo është varfëria jonë. Kemi vendosur të mundim varfërinë, duke shkuar më 28 qershor, me një projekt, me një program, i cili do të ketë një përgjigje për secilin nga ne", u shpreh Blushi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›