Gripi i derrit, në Shqipëri nis dezinfektimi i avionëve
Masat për ruajtjen dhe parandalimin nga gripi i derrit nuk janë mjaftuar vetëm me informimin e popullatës, ngritjen e një grupi pune, apo me shpërndarjen e fletëpalosjeve.
Veç vendosjes së inspektorëve të higjienës në pikat kufitare, lajmi i fundit për parandalimin e shfaqjes së virusit në vendin tonë është edhe dezinfektimi i ambienteve të udhëtimit. Dje, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se Instituti i Shëndetit Publik ka shpërndarë materiale dezinfektuese, së bashku me rekomandimet përkatëse për pastrimin dhe higjienizimin e avionëve, mjeteve të transportit, të cilat qarkullojnë çdo ditë jashtë vendit. "Janë dy kompanitë shqiptare që do të marrin asistencë nga Instituti i Shëndetit Publik, pasi kompanitë e tjera ajrore nuk janë shqiptare, kështu që për të gjitha materialet dhe masat, marrin materiale nga vendi i origjinës", sqaroi dje zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë.
Sipas drejtorit të ISHP-së, Alban Ylli, dje është folur dhe diskutuar lidhur me mënyrën e dezinfektimit dhe dhënien e asistencës për kompanitë ajrore shqiptare.
Të huajt
Në aeroportin e Rinasit kanë hyrë që nga dita kur nisi alarmi i gripit të derrit 233 amerikanë, 60 kanadezë, 11 izraelitë, 56 austriakë, 133 gjermanë, të gjithë nga vende të prekura nga ky virus. Sipas të dhënave, këta pasagjerë nuk kanë shfaqur asnjë shenjë të këtij virusi. Mes të huajve kanë qenë edhe katër meksikanë, vendi i të cilëve është origjinë e sëmundjes, ku ka pasur edhe të vdekur. Autoritetet shëndetësore shqiptare kanë përjashtuar mundësinë se ata janë të prekur nga virusi, për sa kohë jetonin prej disa muajsh në Itali dhe jo në vendin e tyre. Alarmi i gripit është ende në shkallën e pestë, por situata në vend duket pak më e qetë dhe e kontrolluar.
Për shkak të konfirmimit të një rasti së fundmi në Itali, Danimarkë, Hong-Kong dhe Ukrainë, në pikat tona kufitare ka nisur dezinfektimi dhe deri dje procesi ka përfunduar në Portin e Durrësit. Duke nisur nga dje e në vazhdim, këto ditë do t‘i nënshtrohen dezinfektimit edhe avionët e dy kompanive shqiptare. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë shpërndarë materiale mbrojtëse dhe informative në 12 rrethe të vendit.
Masat mbrojtëse
Masat mbrojtëse, informacioni paraprak, fletëpalosjet informative dhe pajisjet e nevojshme për rastet e emergjencës, janë shpërndarë në rrethet kryesore të vendit, pranë spitaleve qendrore apo drejtorive të shëndetit Publik.
Ndërkohë që, sipas Institutit të Shëndetit, vaksina për gripin e derrit, A(H1N1), pritet të dalë në qarkullim si prodhim i firmave më të njohura farmaceutike, vetëm në muajin shtator.
Gripi i derrave u shfaq për herë të parë në fund të muajit prill në Meksikë dhe është përhapur në shumë vende të botës. Ai është specifikuar si gripi A(H1N1). Ky vendim është marrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve (OIE). Sakaq, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur në dispozicion të fondit të emergjencës shumën prej 10 milionë lekësh për përballimin e situatës në rast nevoje.
Box
Shëndeti publik
Shpërndahen mjetet e
nevojshme për emergjencat
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se tashmë janë shpërndarë në rrethet kryesore të vendit, drejtoritë e shëndetit publik, spitale, qendra shëndetësore, materiale për përballimin e rasteve emergjente, pajisje, mjete dhe gjithë informacioni përkatës.
Mjekëve dhe personelit shëndetësor u është paraqitur e gjithë tabloja e informacioneve për gripin e derrit, simptomat, dhënia e ndihmës së parë, informimi, përpunimi i të dhënave dhe dërgimi i informacionit pranë strukturave përkatëse.
Simptomat e gripit të derrit janë të ngjashme me atë të gripit normal. Sipas specialistëve të Shëndetit Publik, virusi A H1N1 nuk transmetohet nga konsumi i mishit të derrit. Transmetimi i gripit bëhet njësoj siç ndodh edhe me gripin e zakonshëm.
Rasti
Pas trajtimit mjekësor është shëruar plotësisht
Itali, konfirmohet një
i prekur nga virusi H1N1
Konfirmohet rasti i parë me gripin e derrave në Itali. Bëhet fjalë për një 53 vjeçar, i cili që prej ditës së enjte ndodhet në spitalin e Massa Carrara. Dyshimi për infektim me virusin H1N1 është konfirmuar nga rezultatet e analizave të kryera nga Instituti Italian i Shëndetësisë dhe që më pas i janë dërguar spitalit ku ndodhet i sëmuri. Drejtori i Përgjithshëm i spitalit sqaroi se pacienti pas trajtimit mjekësor nuk shfaq më simptoma të sëmundjes dhe është shëruar plotësisht.
I prekuri nga gripi i tipit A ishte kthyer disa ditë më parë nga një udhëtim në një fshat të Meksikës. Ai u shtrua në spital ditën e enjte së bashku me 4 persona të tjerë të cilët rezultuan se nuk ishin të prekur nga ky grip.
Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon të japë informacion të vazhdueshëm në lidhje me përhapjen e gripit të derrave dhe vendet e prekura. Sipas kësaj organizate rastet e konfirmuara që janë prekur nga virusi H1N1 janë 615. Virusi është përhapur në 15 shtete. Në Meksikë janë infektuar 397 persona dhe 16 kanë humbur jetën. Në SHBA 141 të prekur dhe 1 ka humbur jetën, në Kanada janë konfirmuar 34 raste të prekur nga virusi, 13 në Spanjë, 4 në Zelandën e Re, 13 në Britaninë e Madhe, në Gjermani 4 dhe në Izrael 2.
Të paktën një rast është konfirmuar në Austri, Zvicër, Danimarkë, Francë, Hong Kong dhe Korenë e Jugut. Të dhënat për rastet e infektuara të publikuara nga OBSH mund të jenë më të vogla se ato të dhëna nga vendet veç e veç për shkak të procedurave të verifikimit të përdorura nga organizata.
Deklarata
Mishi i derrit dhe nënproduktet e tij nuk përbëjnë asnjë burim infeksioni, nëse gatuhen me trajtim termik mbi 70 gradë Celsius
Evidencat
Virusi H1N1 është i ndryshëm nga ai që prek derrat. Është provuar vetëm transmetimi i tij nga njeriu te njeriu dhe jo nga ushqimi
Ministria e Bujqësisë
"Konsumoni mish derri,
nuk është i rrezikshëm"
"Mbështetur në të gjitha informacionet e Organizatave Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Konsumatorit, rezulton se konsumi i produkteve të derrit nuk konsiderohet rrezik për përhapjen e virusit". Ka qenë Valbona Paluka, drejtore e Përgjithshme e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Ministrinë e Bujqësisë, që në një dalje publike i ka garantuar të gjithë konsumatorët shqiptarë të mos i tremben përdorimit të mishit të derrit. Sipas Palukës, Drejtoria e Shëndetit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Komisionin Evropian ka komunikuar mungesën e prezencës së virusit në popullata të derrave në zonat e shfaqjes së virusit A H1N1. Ndërsa ka theksuar se është provuar vetëm transmetimi i virusit nga njeriu te njeriu dhe jo nga ushqimi.
"Nuk ka në asnjë rast derra të infektuar në zonat ku është shfaqur infeksioni i gripit në njerëz, tha drejtoresha e Ushqimit, duke iu referuar të dhënave të OIE-së. "Ndaj, shtoi ajo, nuk është e nevojshme të ndërmerren masa specifike në tregtinë (import-eksport) të derrave ose produkteve të tyre". Sipas saj, virusi H1N1 është i ndryshëm nga ai që prek derrat.
Drejtoresha Paluka vuri në dukje se mishi i derrit dhe nënproduktet e tij nuk përbëjnë asnjë burim infeksioni, nëse trajtohen në përputhje me normat e standardet e sigurisë ushqimore, në praktikat më të mira të higjienës dhe kur ato janë të gatuara me trajtim termik mbi 70 gradë Celsius.