E Diel, 1 Nëntor 2026

Uji i pijshëm, premtohen kontrolle të dyfishta të rrjetit

Gjatë sezonit të verës premtohet një kontroll më i rreptë në monitorimit të ujit të pijshëm në vend. Kjo si pasojë e rrjeteve të amortizuara dhe për të parandaluar epidemi të mundshme që vijnë si pasojë e ngarkesave të larta mikrobike në rrjet. Këto të stimuluara edhe nga temperaturat e larta që priten këtë verë.

"Rrjeti i ujësjellësave, pavarësisht investimeve të kryera, ka zona që është i amortizuar. Për këtë kërkohet vëmendje e strukturave të Inspektoratit Sanitar, për kontrolle rutinë dy herë në ditë, për ndryshimin e nivelit të klorit, sipas konstatimeve të ndotjeve si dhe për kryerjen e ekzaminimeve laboratorike", tha Bejtja. Sasia e klorit në ujë, sipas tij, varet nga ngarkesa mikrobike në pika të caktuara fundore ku kryhen matjet. Bejtja sqaroi se "në vendet ku konstatohen rritje e kësaj ngarkese mikrobike, duhet të rritet dhe sasia e klorit". Monitorimi i ujit të pijshëm, ndërhyrjet e shpejta në riparimin e çdo defekti në ujësjellës dhe mbajtja e dozës së klorit-mbetës në vlerat e duhura (0,8-1,0 mg/l) ka bërë që gjatë vitit të kaluar të mos ketë asnjë shpërthim epidemie nga ndotja e ujit të pijshëm. Inspektorët sanitarë matin rreth 68 parametra të cilësisë së ujit, ndër të cilat 4 tregues shqisorë, 17 fiziko-kimikë, 20 të lëndëve të padëshirueshme, etj. Bazuar në rregulloren higjieno-sanitare, verifikimi i cilësisë së ujit bëhet në tre pika kyçe të sistemit shpërndarës të ujësjellësit: në dalje të rezervuarëve grumbullues, në pikat e caktuara në rrjetin shpërndarës kryesor, si dhe në rubinetin e konsumatorit. Direktiva e Komisionit Evropian për Ujin e Pijshëm përcakton se "uji i pijshëm i sigurt është një nga elementët bazë të cilësisë së shëndetit publik". Kërkesat klasike të shëndetit publik lidhur me ujin e pijshëm janë; për të gjithë, gjithmonë, kudo, në sasi, në cilësi dhe lirë. Për të arritur këto synime dhe në kuadër të përafrimit të legjislacionit Shqiptar me atë të Komunitetit Evropian, MSH përgatiti Rregulloren e re te Ujit të Pijshëm.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›