Nesër mbahen zgjedhjet e pjesshme në universitete
Universitetet do të përballen sërish me zgjedhje, pas atyre të fundit të mbajtura në janar 2008. Por ndërsa postet e rektorëve dhe të dekanëve janë të gjitha të plotësuara dhe me mandate të fiksuara 4-vjeçare, një pjesë e autoriteteve drejtuese universitare janë ende të lira. Për këto poste "të nivelit të dytë", përmes një urdhri të veçantë të Ministrisë së Arsimit do të ketë një tjetër raund zgjedhor, që do të zhvillohet nesër, pra më 4 maj. Ai konsiderohet i pjesshëm për vetë faktin se aty do të zgjidhen kandidatët për vendet që nuk u plotësuan gjatë zgjedhjeve të fundit në përputhje me ligjin e ri të arsimit të lartë. "Fushata" zgjedhore universitare, sipas urdhrit të MASH-it, ka nisur që më 26 mars për t‘u finalizuar këtë të hënë.
Që prej një muaji kanë nisur përgatitjet jo vetëm në Universitetin e Tiranës, por edhe në institucione të tjera të arsimit të lartë publik në vend për këto zgjedhje të pjesshme për autoritetet dhe organet drejtuese 2007-2011. Bazuar në urdhrin e ministrit Beja, universitetet e rretheve, që kishin poste drejtuese të paplotësuara, si universiteti "Luigj Gurakuqi" Shkodër, "Aleksandër Xhuvani" Elbasan dhe "Ismail Qemali" në Vlorë, i zhvilluan zgjedhjet më 29 prill. Ndërsa në Universitetin e Tiranës, atë Politeknik, "Fan S. Noli" Korçë, "Aleksandër Moisiu" Durrës dhe akademinë "Vojo Kushi" në Tiranë, këto zgjedhje do të zhvillohen më 4 maj.
Në Universitetin e Tiranës do të zgjidhen 10 përgjegjës departamentesh, që janë ende të paplotësuar. Kjo ka ndodhur si pasojë e faktit që nga janari deri tani janë miratuar disa departamente të reja, por edhe kur u zhvilluan zgjedhjet një vit më parë, kandidatët e ofruar nuk i përmbushnin kriteret e përcaktuara sipas ligjit të Arsimit të Lartë, i cili parashikon që një drejtues departamenti duhet të ketë titullin doktor. Ky universitet ka edhe autoritete e organe drejtuese në nivel këshill fakulteti të paplotësuara. Të tilla poste të paplotësuara janë në Fakultetin e Drejtësisë, për të cilin nuk janë zhvilluar zgjedhjet vetëm për 4 vende, si dhe rastin e këshillit të Fakultetit të Mjekësisë për çështje mësimore.
Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen me të njëjtën rregullore të atyre të mbajtura në vitin 2008. Senati i UT-së tashmë ka miratuar edhe përbërjen e Komisionit të zgjedhjeve dhe në fakultetet me poste drejtuese të paplotësuara janë ngritur komisionet përkatëse.