Ndihmësmjekët kërkojnë uniformë standarde
Infermierët kërkojnë uniformë, kualifikime të herëpashershme dhe më shumë pjesëmarrje në vendimet e strukturave të larta të shëndetësisë. Në takimet e fundit që infermierët kanë kryer në qytete të ndryshme të vendit, kanë shkruar një listë me pika kryesore për sa u takon problemeve dhe temave që duhet të diskutohen për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientit.
Gjatë takimeve, infermierët kanë ngritur edhe shqetësimin për një mungesë të standardizimit të veshjes së tyre. Kjo në fakt është një detyrë institucionale për t‘u përmbushur nga ana e spitaleve dhe është një dukuri e cila vihet re në të gjitha qytetet. Duhet një veshje standarde dhe jo të lihet në varësinë personale të zgjedhjes së secilit prej tyre. Urdhri i Infermierit, nga ana e tij, vë në dukje dukurinë e mungesës së veshjeve standarde për të gjithë infermierët, e cila ka të bëjë me paraqitjen, si pjesë e etikës profesionale të tyre. "Duhet standardizuar veshja e infermierit dhe jo të lihet në varësinë e zgjedhjeve të ndryshme, pasi është pjesë e etikës profesionale", tha Sabri Skënderi. Nga ana tjetër, gjatë diskutimeve në tavolinat e rrumbullakëta u ngrit edhe problematika e nivelit profesional të infermierëve. Ekzistojnë disa çështje të formimit të tyre profesional, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me mangësi në arsimimin praktik të profesionit të tyre.
Edhe vetë funksionimi i Fakultetit të Infermierisë prej tyre nuk cilësohet i standardizuar. Kjo, sipas Urdhrit të Infermierit, lidhet edhe me mospasjen e mundësisë për t‘u kualifikuar më tej nga infermierët, duke qenë se shumë prej tyre punojnë në zona periferike të izoluara. Në tërësi ka mangësira në arsimimin praktik të profesionit të infermierit.