Blushi: Berisha, përgjegjës i varfërisë në vend
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Korçës ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Arrëz. Në këtë takim Blushi ka akuzuar kryeministrin e vendit Berisha si përgjegjësin kryesorë të varfërisë në vend. Korrupsioni në vend gjatë këtij mandati 4 vjetarë të demokratëve ka qenë shqetësimi kryesorë i kandidatit socialist në qarkun e Korçës, Ben Blushi.
Në takimet me banorët e Arrëzës Blushi ka akuzuar kryeministrin e vendit Sali Berisha si përgjegjësin kryesorë të varfërisë në vend. Të rinjtë të cilët e shohin se sa e vështirë është jetesa rriten me dëshirën për tu larguar nga fshati. Ndaj ju premtoj që pas 28 qershorit çdo emigrantë i cili do të ngrijë një biznes në fshatin e vet, për tre vjet nuk do të paguajë asnjë taksë, theksoi Blushi në fjalën e tij drejtuar banorëve të fshatit Arrëz.