Leskaj dhe Dade vijojnë turin e tyre elektoral në Elbasan
Kandidatet për deputete të Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit Valentina Leskaj dhe Arta Dade në qarkun e Gjirokastrës kanë vijuar turin e tyre elektoral duke u ndaluar në takimet e tyre me banorët e këtyre qarqeve. Kandidatja për deputete e PS-së, në qarkun Elbasan, u ka thënë banorëve të komunës Karinë, se qeveria e Sali Berishës nuk ka mbajtur pjesën dërrmuese të premtimeve, ndaj më 28 qershor, duhet të largohet me votë.
Leskaj ka siguruar banorët e Karinës, se Partia Socialiste ka një program serioz për të nxjerrë vendin nga kriza, ku e ka futur kjo mazhorancë. Kryeministri shkoi me disa makineri në Gramsh, te gryka e Banjës për të inauguruar punimet për hidrocentralin, theksoi ajo, duke përmendur edhe miratimin në parlamentin shqiptar të marrëveshjes për koncesionin e HEC-it të Banjës. Sipas saj në marrëveshje është e shkruar, e zeza mbi të bardhë, që punimet në HEC-in e Banjës do të fillojnë pas 60 muajsh, që i bie pas 5 vjetësh. Kryeministri shkoi filloi inaugurimet. Në këtë vend nuk ka asnjë makineri. Unë do tju lutesha që të shkonit e të shikonit, po patë një makineri. Çoi ditën e inaugurimit disa makineri, bëri deklaratën dhe sot nuk ka asnjë makineri, asnjë këmbë njeriu atje, shtoi Leskaj. Ndërsa kandidatja për qarkun e Gjirokastrës, Arta Dade, është takuar me banorë të këtij rrethi për tju kërkuar që më 28 qershor, të tregojnë zgjuarsinë që i karakterizon, duke i dhënë ndryshimin e duhur vendit. Sipas Dades, Partia Socialiste tashmë është një forcë që mund të qeverisë vendin me dinjitet. Ajo ka bërë thirrje që të votojnë politikën e re të ndryshimit. Politikën e re të vizionit, për një shoqëri demokratike, politikën e re të konsultimit, politikën e re të vënies së krahut njëri-tjetrit, për të mirën e Shqipërisë. Për 2 vjet Dialog me Shqipërinë, Rama ka marrë gjithë ekspertët, të arsimit, shëndetësinë, bujqësisë, të mjedisit dhe të nxitjes së prodhimit, të ulen në tryezën tonë, përfundoi ajo.