E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: 900 mijë shtetas janë pajisur me kartën e identitetit

Në kuadër të informimit mbi procesin e pajisjes së shtetasve me karta identiteti, zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinant Poni, u shpreh se numri i aplikimeve të shtetasve për kartën e identitetit është 1 milion e 300 mijë. Ndërsa, kompania koncesionare Aleat ka prodhuar 1 milion e 200 mijë dhe janë tërhequr rreth 900 mijë letërnjoftime elektronike. Janë prodhuar nga një milion e 200 mijë letërnjoftime. Dje janë shpërndarën një shifër jo e kënaqshme, pra 22 mijë. Është gati 900 mijë numri i shtetasve që kanë sot kartën e tyre të identitetit, shprehet Poni. Sipas tij, në pjesën më të madhe të qendrave të aplikimit në vend ka rënie të ndejshme të aplikimit të shtetasve pa pasaporte, përveç se në disa zona malore. Poni garanton se shtetasit që kanë aplikuar do të kenë për zgjedhje kartat e tyre të identitetit. Nga ana tjetër, partia socialiste nuk resht së denoncuari qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme, duke i akuzuar këto 2 të fundit që e kanë futur vendin në një terr informativ dhe që mbi 10 % të shtetasve nuk do të votojnë, ngaqë nuk janë pajisur me kartat e identitetit. Gjithashtu, PS ka shprehur shqetësimi e saj se zgjedhjet po rrezikohen për shkak të listës së zgjedhësve, ku sipas tyre janë shumë të vdekur janë prezentë në to. Gabimet e listave të hedhur në regjistrin elektronik, sipas PS, ul besimin e shqiptarëve dhe të ndërkombëtarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithashtu, socialistët akuzojnë MB se ka manipuluar shifrat zyrtare të shtetasve që kanë aplikuar dhe që janë pajisur me kartën e identitetit, duke shtuar se situata vazhdon të mbetet e rëndë dhe zgjedhjet shumë të rrezikuara. Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme publikon shifrat zyrtare mbi procesin e pajisje me karta dhe thotë se listat e zgjedhësve në Shqipëri janë ndërtuar mbi bazën e një regjistri të ri elektronik të standardeve më të mira evropiane. Ajo gjithashtu deklaron se për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri lista paraprake e votuesve u shpall 4 muaj përpara ditës së zgjedhjeve, duke ofruar mundësi të plota për çdo qytetar të kontrollonte dhe korrigjonte gabimet e mundshme në atë listë, duke shtuar se lista përfundimtare e zgjedhësve është një listë e hartuar dhe konfirmuar zyrtarisht nga çdo kryetar, i çdo njësie të qeverisjes vendore. MB i cilëson absurde pretendimet e  i PS për të konsideruar të vdekur çdo shtetas që ka mbushur moshën 90 vjeç, duke shtuar se të vdekurit në listat e zgjedhësve janë krejt normal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›