E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBDNJ prezanton kandidatët në Elbasan

Turi elektoral i kreut të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule është ndalur në qytetin e Elbasanit me prezantimin e kandidatëve për deputet. Në fjalën e tij Dule e vuri theksin tek papunësia dhe reformat e rëndësishme që do të ndërmerren nga qeveria e re pas 28 qershorit. Nëse ka një ideal që ja vlen të sakrifikohet është e ardhmja e fëmijëve tanë. Cila është kjo e ardhme? Është Bashkimi Evropian, dhe ne nuk e kemi fshehur angazhimin tonë për evropianizimin e vendit, theksoi kreu i PBDNJ Dule.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›