E Diel, 1 Nëntor 2026

Blushi: Do përgjysmojmë varfërinë

 

Deputeti socialist Ben Blushi takoi dje në ditën e 1 Majit punëtorë të varfër që presin të gjejnë punë me mëditje në sheshin “Omonia” të qytetit të Korçës. Duke bashkëbiseduar me punëtorët që prisnin të gjenin një ditë pune, i kanë treguar për kushtet e vështira të jetës dhe vështirësinë për të siguruar një ditë pune. Disa prej tyre pohuan se në shumë raste arrijnë të sigurojnë punë vetëm 4 ditë në muaj dhe në shumicën e këtyre rasteve janë të detyruar të punojnë në kushte shumë të vështira. Deputeti socialist u shpjegoi atyre se në programin e ri qeverisës të Partisë Socialiste parashikohet që varfëria të përgjysmohet. Blushi u tha atyre se qeveria e re do të katërfishojë ndihmën sociale, duke mos nënkuptuar me këtë vetëm ndihmën në të holla, por hapjen e vendeve të reja të punës dhe sigurimin e dinjitetit për këdo punëtor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›