PD është 12 për qind para PS-së
16/06/2005 Berisha bën thirrje elektoratit të votojnë aleatët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë dje në Milot, ku ka prezantuar kandidatin për deputet në zonën numër 17, Pal Dajçi. Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se në mazhoritar PD është 12 për qind më shumë se PS-ja, por duhet treguar kujdes në sistemin proporcional. “Ditët e fundit kam takuar militantë, të cilët më kanë thënë se e kanë të vështirë të votojnë për partitë aleate në proporcional. Por, unë ju them që ta bëni këtë. Sot ne jemi 8-12% para socialistëve dhe në këtë mënyrë ne nuk marrim asnjë deputet nga lista. Duke votuar për Partinë Demokratike në proporcional, ju nuk bëni gjë tjetër vetëm se i jepni në mënyrë indirekte deputetë Fatos Nanos. Ju kërkoj që në proporcional të votoni partitë tona aleate, në mënyrë që Dushku i Nanos të dalë huq”, tha Berisha. Gjatë takimeve të tij me qytetarët, Berisha tha se prioriteti parësor në programin e PD-së është reduktimi i varfërisë, që do të fillojë që nga ulja e TVSH-së për ushqimet. “Të ketë lista edhe tani në shekullin e 21-të, vetëm në Shqipëri ndodh kjo. Ne, sigurisht që kemi menduar si ta nxjerrim këtë vend nga kjo varfëri e madhe që e ka kapur. Pikë së pari, ne do të ulim 70% të TVSH-së së të gjitha ushqimeve”, tha Berisha. Mbasdite kreu i PD ka udhëtuar drejt Elbasanit, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë të këtij qyteti.
Dekanët refuzojnë kërkesën e Presidenti të Republikës për respektim të Kodit të Etikës
Ruli jep dorëheqjen nga Bordi i INSIG
“Unë e kam kërkuar largimin për të respektuar etikën në këtë garë elektorale"
Armand Maho