E Hënë, 2 Nëntor 2026

Blushi: Kandidatët e LSI u kanë kërkuar bashkëpunim konkurrentëve të PS

11/06/2005  PS fton Metën në qeverinë e paszgjedhjeve

Partia Socialiste do të investojë për Lëvizjen Socialiste për Integrim gjatë fushatës elektorale. Sipas njërit prej organizuesve të fushatës elektorale të PS-së, Ben Blushi, bashkëpunimi me LSI-në është në varësi të rezultatit të zgjedhjeve. Blushi pohon se mes kandidatëve socialistë dhe atyre të LSI-së janë shënuar dhe do të ketë bashkëpunim për të siguruar sa më shumë vota për të majtën. “Ka shumë raste në terren, ku kandidatë për deputetë të LSI vijnë dhe kërkojnë vota, kundër kursit zyrtar të qendrës te kandidatët e PS. Nuk ka kandidatë të PS që ka ndjekur një linjë të ndryshme, ata kanë qenë tolerant për të falur votën, në rastin kur kjo është kërkuar në mënyrë të sinqertë dhe të natyrshme për proporcionalin”, tha Blushi. Sipas tij, “LSI-ja është një temë mediatike më shumë se një projekt politik, mbi të cilin do të duhet të investojmë edhe sot që flasim. LSI është një parti e paprovuar, i mbetet 3 korrikut të na tregojë nëse kjo forcë do të duhet të jetë pjesë e të majtës qeverisëse pas zgjdhjeve apo jo. Kjo varet jo vetëm nga shifrat, pra nga numrat e zgjedhësve, por mbi të gjitha varet nga programi politik i LSI, i cili, në qoftë se është i pajtueshëm me programin tonë, krijon një bazament, mbi të cilin mund të ndërtohet një qeverisje e re. PS-ja ka një kryeministër, kërkon votat për ta konfirmuar, ka një projekt politik që e mbështet, ka një bilanc, pavarësisht se LSI e mohon. Unë do të thoja që i takon fitimtarëve të zgjedhin kryeministrin. LSI ka vetëm një zgjedhje, të jetë në trenin tonë, në trenin e të majtës. Në qoftë se do të vendosë të jetë në trenin tonë, është e qartë se do jetë gjithmonë vagon dhe jo në lokomotivë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›