E Hënë, 2 Nëntor 2026

Harasani denoncon dhunën në zonën elektorale

11/06/2005  Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në zonën elektorale numër 36, Andis Harasani, ka denoncuar dhunimin që i është bërë institucioneve publike nga mbështetësit e rivalit të tij politik, Shaban Memia. Sipas Harasanit, “fansat e Memisë kanë qëlluar me gurë e mjete të tjera shkollën nëntëvjeçare “Bajram Curri”, duke thyer xhamat e saj, duke dëmtuar rëndë fasadat. Goditjet ishin reagimi i parë ndaj refuzimit të drejtuesve të shkollës për të mos lejuar në oborrin e saj zhvillimin e një takimi elektoral të Memisë me mbështetësit e tij. Pas goditjeve, “Memitë” e importuar në Allias nga Kamza e Bathorja, nisën në mënyrë masive dhe të dhunshme, në publik, grisjen e posterave elektorale”. Gjithashtu, Harasani i ka drejtuar një thirrje rivalit të tij, duke u shprehur se “të tregohet i matur para çdo situate, duke futur në veprim edhe aftësitë e tij sugjestionuese ndaj mbështetësve gjaknxehtë e të dhunshëm, për hir të zhvillimit të një fushate qytetare e të kulturuar”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›