Mbetet pezull procesi i kthimit të pronave

11/06/2005 Komiteti nuk ka zyra dhe dokumente për tokat që janë të lira
Procesi i kthimit dhe i kompensimit të pronave ka mbetur pezull prej mëse një muaji. Kjo për vetë faktin se komisionet vendore nuk kanë zyra pune, ndërsa në Komitetin Shtetëror nuk janë paraqitur ende të dhënat me hartën e tokave të lira dhe me ndërmarrjet që kanë kapital shtetëror, të cilat do të përdoren për të kompensuar pronarët. Megjithatë, deri më tani, komisionet vendore po punojnë duke kthyer tokat e pronarëve, të cilat kanë mbetur të lira. Për këtë vetëm pas një muaji do të paraqitet një raport se sa kërkesa janë shqyrtuar dhe sa tokë është kthyer.
Kompensimi
Ndonëse ka dy muaj që është miratuar metodika e vlerësimit të tokës në procesin e kompensimit të pronave, komiteti shtetëror ende nuk ka paraqitur një hartë të çmimeve. Kjo për vetë faktin se nga qeveria nuk janë dhënë hartat e pronave të lira. Kjo e bën të pamundur përpilimin e çmimeve. Nga ana tjetër, me një vendim të qeverisë, më datë 13 të muajit të shkuar, u kërkohet të gjitha ministrive që të paraqesin të dhënat me ndarmarrjet shtetërore që nuk janë privatizuar ende, si dhe me hartat e tokave shtetërore që kanë mbetur të lira. Pas kësaj, të gjitha të dhënat do t'i dorëzohen Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave që, në bashkëpunim me OSBE-në, do të përpilojë hartën e çmimeve. Deri në përfundimin e kësaj procedure nuk do të jetë e mundur nisja e kompensimit fizik apo monetar të pronarëve.
Zyrat
Prej gjashtë muajsh, anëtarët e Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kanë paraqitur kërkesën për dhënien e zyrave si dhe të mjeteve të tjera të punës. Kërkesa është paraqitur si për komitetin shtetëror ashtu dhe për komisionet zonale. Madje për këtë çështje janë vënë në dijeni dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, pasi pa zyra nuk mund të ketë nisje të shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, për shkak se nuk disponojnë ambiente për ruajtjen e dokumenteve.
Kthimi
Megjithë pengesat e hasura Komiteti i Pronave ka urdhëruar kthimin e tokës së pronarëve aty ku ajo është e lirë. Në këtë procedurë nuk nevojitet llogaritja e çmimit, pasi toka do të kthehet në formën që është. Në të gjitha rastet, komisionet duhet të publikojnë vendimet e tyre në ambiente të dukshme. Vetëm në rastet kur do të ketë ankesa, prona nuk do të kthehet, por do të kalojë për rishqyrtim.