E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Më sulmuan në PS për akuzat ndaj Topit

• Ish-kryetari i grupit parlamentar socialist Ben Blushi tha dje se është sulmuar ashpër brenda PS ndaj akuzave që ngriti për zgjedhjen e presidentit Topi."Njerëzit më kritikë që kërkonin që unë të mbyllja debatin tim me Presidentin e Republikës, për mënyrën se si ai u zgjodh, ishin nga partia ime", tha Blushi. Sipas tij, ka shumë socialistë që e shohin raportin me Presidentin e Republikës nga pikëpamja pragmatiste. Këtë deklaratë Blushi e bëri në emisionin e Blendi Fevziut, "Opinion plus". Blushi tha se nuk ka asnjë raport me presidentin Topi dhe e cilësoi atë si presidentin më të dobët që ka pasur vendi në këto vite, për shkak të mënyrës por dhe të koniukturës në të cilën u zgjodh. Duke folur për sistemin zgjedhor Blushi tha se ligji i ri që do të përgatitet duhet të sjellë një sistem më të konsoliduar që do garantojë një qeverisje të konsoliduar dhe një parlament të konsoliduar. Ai i është referuar rastit të PAA-së në korrik 2005 dhe u shpreh se një sistem real zgjedhor nuk prodhon dhe imoralitet politik. Deputeti socialist u shpreh pro një sistemi proporcional, por mohoi pretendimin se ai fuqizon pozitat e kryetarëve të partive. Duke folur për kreun socialist, deputeti socialist tha se Edi Rama duhet inkurajuar për përfshirjen e të rinjve në PS. "Rama duhet inkurajuar për futjen e të rinjve në PS. Por në përfshirjen e tyre, sipas Blushit, duhen ruajtur balancat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›