E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritat, sa do llogaritet fatura me çmimin e ri

• Faturat e muajit prill do të llogariten sipas çmimeve të reja të energjisë, edhe pse tarifat e reja të miratuara nga Enti Rregullator i Energjisë kanë hyrë në fuqi në muajin mars.Fabiola ÇelaKonsumi i muajit mars do të faturohet dhe paguhet në muajin pasardhës, pra, në muajin prill. E thënë më thjesht nëse një abonent duhet të paguajë faturën e energjisë nga 20 marsi deri më 20 prill, kjo energji e konsumuar gjatë kësaj kohë do të llogaritet sipas tarifave të reja. Ndërsa faturat nga 20 shkurti deri në 20 mars do të llogariten sipas çmimit të vjetër që është 7 lekë/kwh, sepse në këtë faturë llogaritet konsumi i muajit shkurt. Sipas tarifave të reja të energjisë çmimi i energjisë deri në 300 kwh është 7 lekë/kwh. Për ata që konsumojnë më shumë se 300 kwh energji në muaj çmimi i dritave do të jetë 12 lekë/kwh.   SituataMuajt e parë të këtij viti duket se nuk janë dhe aq të mbarë për korporatën pasi ka pasur mungesë të theksuar reshjesh. Për pasojë niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka pësuar ulje. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i ujit në Fierzë është 280.14 metra, ndërsa rritja është 9 cm në ditë. Gjatë këtyre ditëve me rritjen e temperaturave është ulur edhe konsumi i energjisë, i cili është 17.9 milionë kwh. Nga këto 8.8 milionë kwh është prodhimi vendas, pjesa tjetër plotësohet nga importi. Edhe pse situata hidrike nuk është dhe shumë e favorshme, Korporata ka mundur të sigurojë një sasi të konsiderueshme rezerve ujore. Ndërkohë për të ruajtur nivelin aktual të Fierzës, KESH ka parashikuar të rrisë importin e energjisë nga fqinjët në mënyrë që të mos aplikojë kufizimet e energjisë. ImportiKESH ka kërkuar që për periudhën nga 1 prilli deri më 30 qershor të blejë 727.200 MWh energji me një fond limit prej 52.481.327 euro. Tenderi për blerjen e energjisë pritet të zhvillohet më 17 mars. Për vitin 2008 KESH ka planifikuar që të blejë 23.2 miliardë lekë energji. Për këtë vit tarifa mesatare e shitjes së energjisë është 8.04 lekë/kah, ndërsa ajo e importit është 10.22 lekë/kwh. Edhe pse ERE miratoi kërkesën e KESH-it për të rritur çmimin e dritave, të dhënat tregojnë se çmimi mesatar i shitjes së energjisë vazhdon të mbetet më i ulët se kostoja mesatare e importit. Sipas strategjisë së KESH-it çmimi i shitjes së energjisë duhet të barazohet me koston dhe për këtë arsye çmimi i dritave duhet të rritet çdo vit. Në fakt kjo është edhe një nga kërkesat kryesore të ndërkombëtarëve, pasi dhe çmimi i energjisë në tregjet ndërkombëtare sa vjen dhe rritet. Në krahasim me vitet e kaluara KESH po shpenzon shumë më tepër para për të importuar energji.Të dhëna në Fierzë     280.14 metra është niveli i ujit     në liqenin e Fierzës     9 cm është rritja ditore e nivelit të ujit     8.8 milionë kwh është prodhimi i energjisë     9 milionë kwh është importi i energjisë     17.9 milionë kwh është konsumi ditor i energjisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›