E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Rama, je i pashpresë

Zëdhënësja e PD-s  Erla Mëhilli, gjatë një deglaratë për shtyp ditën e djeshme, u shpreh se ditët e fundit z. Rama është shfaqur dhe një herë lakuriq, por tashmë jo në plazhet publike por në Bashkinë e Tiranës dhe para mbarë Shqiptarëve me 19 lejet e ndërtimit të marra për vete dhe Eftimin e tij, ka ndërmarrë një seri shpifjesh dhe trillimesh, të cilat i vjell çdo ditë me korrierin e drogës së Dondollakut dhe me një trafikant vajzash të reja pra me Bracen dhe Ballën e tij. Unë sot qëndroj këtu për ti shtruar Edi Ramës të njëjtat pyetje edhe një herë: 1) Cili Kryetar Bashkie në botë i ka lejuar vetes të marrë me nëpunësit e tij 19 leje ndërtimi nga 28 gjithsej në mbledhjen e fundit të KRT-së së Tiranës?  2) A ka standard më të lartë korrupsioni se ky? 3) Cila është shuma që ka paguar Delijorgji për pushimet e tua në Kretë, Barcelonë dhe në vende të tjera gjatë këtyre viteve?  4) Cila është përqindja që ke në SHPK-në e përbashkët me Delijorgjin? Cila është përmbajtja e 200 telefonatave të tua të regjistruara më Delijorgjin? Z. Rama je i pashpresë, u shpreh Mëhilli. Veç të tjerave ajo shtoi se të vërtetat që fshihen prapa këtyre pyetjeve janë disa herë më të rënda se sa shfaqja si Ministër nudo në plazhet publike. Nuk të shpëtojnë dot as trafikantët e drogës e as trafikantët e femrave. Janë shqiptarët ata që në 28 qershor do të të japin ty verdiktin që meriton. 28 Qershori është fundi yt politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›