E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesha: do ti kthejmë Vlorës dinjitetin e munguar

Zv/ Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Besjan Pesha ka zhvilluar dje një takim me banorë të një prej lagjeve më problematike të Vlorës, në zonën ku depozitohen mbeturinat e gjithë qytetit. Pasi ka inspektuar një pjesë të zonës dhe ka parë nga afër gjendjen skandaloze në të cilën jetojnë mbi 4000 banorë, Pesha është shprehur se është për të ardhur turp që në një qytet të mrekullueshëm si Vlora ka ende situata të tilla që nuk i takojnë aspak shekullit në të cilin jetojmë. Ajo që shteti duhet të bëjë në këtë zonë është minimalja që një shtet duhet tju ofrojë qytetarëve të vet dhe mbas zgjedhjeve të 28 qershorit unë së bashku me LSI angazhohemi që ti kthejmë Vlorës dhe juve dinjitetin e munguar. Nuk duhet ndonjë asamble shkencëtarësh për të zgjidhur problemin tuaj por ama duhet një ansambël politik me vullnet të mirë, vullnet që LSI nuk i ka munguar dhe nuk i mungon, ka thënë Pesha duke shtuar se LSI ka një zgjidhje përfundimtare për këtë problem. Sipas tij, do të gjinden edhe rrugët më të shpejta që kjo zonë nga zonë e harruar dhe plot me probleme të kthehet në një zonë të zhvilluar ku banorët të kenë mundësi edhe të punësohen dhe të jetojnë si njerëz normalë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›