Kodheli: Berisha ka bërë shumë për familjen e tij, por jo për shqiptarët
Zëdhënësja e Kryesisë Mimi Kodheli ka qenë dje tek sheshi i papunësisë në kryeqytet, pranë përmendores Ushtari i panjohur. Nga ky shesh i papunësie Kodheli u shpreh se Berisha nuk ka moral të flasë për zvogëlim të varfërisë në vend, në një kohë kur shqiptarët e dinë shumë se si janë varfëruar në këto 4 vite të qeverisjes së tij. Si mund Sali Berisha të shohë në sy shqiptarët dhe të pretendojë se plani i tij për ekonominë po funksionon?
Këta njerëz e dinë shumë mirë se cila është gjendja ekonomike e shqiptarëve. Këta janë njerëz të vërtetë, me halle dhe probleme të vërteta. Sali Berisha gjatë këtyre katër viteve mund të ketë bërë shumë për familjen e tij, por jo për shqiptarët të cilët pas 4 vitesh janë më shumë të papunë, u shpreh Kodheli.