Blushi: Nuk duhet votuar qeveria e papunësisë
17/06/2009 Takimi në Korçë
Kandidati për deputet në qarkun e Korçës Ben Blushi ka vijuar dhe gjatë ditës së djeshme takimet me banorë të këtij qyteti. Ai zgjodhi lagjen 10 të qytetit të Korçës për t’u thënë se më 28 qershor kanë shumë arsye pse duhet të votojnë Partinë Socialiste, e cila është një forcë që ka një lider të suksesshëm, një program të ri dhe një ekip konkurrues. Sipas Blushit, qeveria e Sali Berishës duhet të largohet, pasi nuk mbajti pjesën dërrmuese të premtimeve. “Në qoftë se Sali Berisha i ka hequr Shqipërisë një gjë, kjo është puna. Shqiptarët janë sot më të papunë se kurrë, shqiptarët nuk punojnë sot. Nuk punojnë sepse gjithçka vjen nga jashtë, sepse nuk ka investime, sepse fshati është i varfër dhe qyteti është i papunë. Korça pret ditë më të mira dhe Korça di të kuptojë se për kë duhet të votojë. Ndaj më 28 qershor Korça di një gjë: nuk do të votojë Korça për Sali Berishën, sepse Sali Berisha nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë mik i Korçës”, - u shpreh Blushi gjatë fjalës së tij.