E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis punën materniteti i ri, kushtoi 11 milionë dollarë

17/06/2009  Merr pjesë në inaugurim Kryeministri i vendit Sali Berisha

Kushte moderne dhe pajisjet bashkëkohore, plotësohet dhe personeli

DURRES- Kryeministri Sali Berisha ka qenë dje në Durrës për të përuruar investimin e fundit të përfunduar të maternitetit. Plot 11 milionë dollarë ka kushtuar ndërtimi i godinës, rehabilitimi i aksesorëve të tjerë ndihmës, ndërtimi i hotelerisë si dhe pajisjet e spitalit. Berisha e ka cilësuar si shumë të domosdoshëm këtë investim të ndërtuar me fonde të Bankës Islamike, ndërkohë që po dje spitali ka nisur edhe së funksionari. Kryeministri ka mësuar nga drejtori i spitalit Neritan Muderrizi se materniteti ka personel të plotë të lartë, kirurg të specializuar brenda e jashtë vendi si dhe infermierë e infermiere të arsimuara për të përballuar fluksin dhe teknologjinë e përparuar në ndërhyrje kirurgjikale të llojeve e tipeve të reja. Për të parën herë në këtë spital do të realizohet ndërhyrje enoskopike, ndërsa Myderrizi ka pohuar se seti i plotë i endoskopisë tashmë është vënë në vendin e duhur. Të tilla ndërhyrje kanë të bëjnë me ndërmarrjen e operacionit gjinekologjik me anë të sondave dhe të vëzhguara në kamerë nga ku ekipi orientohet dhe ndjek me përparësi të gjitha aktivitetin e sondës bisturi. Pajisjet e endoskopisë dhe kolposkopisë janë të markës SHTORC dhe tashmë ato janë vënë në gjendje pune dhe presin specialistët e mirëfilltë të kualifikuar në Itali. Investimi për të ngritur këtë godinë të re dhe me një infrastrukturë të nivelit bashkëkohor i ka kushtuar buxhetit të shtetit shqiptar plot 7 milionë dollarë fond i Bankës Islamike, kurse 4 milionë dollarë kanë shërbyer për hotelerinë e spitalit. Vetëm pajisjet e hotelerisë do kushtojnë 180 milionë lekë po të buxhetit të shtetit. Tashmë spitali ka të zgjidhur çdo lloj ndërhyrje, ndërkohë që lehtësisht mund të akomodohen 80 gra në dhoma dyshe me të gjithë infrastrukturën e duhur. 40 shtretër do të jenë për obstretrinë, kurse 20 shtretër të tjerë për pavijonin e lindjes dhe po aq për sëmundjet e ndryshme gjinekologjike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›