Blushi: Qeveria aktuale nuk mendon asnjë ditë për fshatin
Anëtari i Asamblesë së PS, Ben Blushi, deputeti Alfred dalipi dhe nënsekretari për koordinimin, Arben Ahmetaj kanë qenë në bashkëbisedim me banorë të qarkut Korçë, në një fshat të këtij qarku. Gjatë bashkëbisedimit atje drejtuesit e lartë të PS kanë vënë theksin tek mungesa e një tregu për produktet bujqësore.
Qeveria e Sali Berishës nuk mendon asnjë ditë për fshatin, smendon asnjë ditë se si të lidhë tokën me njeriun e këto me tregun bujqësor, tha Blushi në këtë takim. Duke iu referuar dëshmive të banorëve të Korçës, Blushi vlerësoi se smund të kalben, mollë apo patatet në tokat e fermerëve të kësaj zone, pasi askush nuk mendon për fermerin. Blushi premtoi se PS do ta zgjidhë këtë situatë, pasi sipas tij, në programin e saj ka rrugëdalje për të gjitha këto probleme, që në fakt nuk janë vetëm të një fshati, por janë dhe probleme të qytetit, pasi çmimet në qytet shtrenjtohen çdo ditë, duke patur një fshat që hedh apo kalb produktet e tij që nuk i çon dot në tryezat e qytetit. Qeveria e Sali Berishës nuk ka menduar asnjë ditë për fshatin. Nuk ka menduar se si të lidhë tokën me njeriun dhe të dyja këto bashkë me tregun. Sepse në fshatrat e Korçës nuk mund të konsumohen të gjitha mollët që prodhohen, nuk mund të konsumohen të gjitha patatet që mbillen. Detyrimisht që fshati mund të jetojë vetëm duke shitur prodhimet që mbjell. Sidomos këtë vitin e fundit, kjo nuk ka ndodhur. Unë kam qenë në të gjitha fushat e Korçës, por edhe më shumë se kaq dhe çdo fermer apo bujk që kam takuar më ka thënë të njëjtën gjë, se ka punuar 6 muaj apo 9 muaj dhe kur ka ardhur dita për të shitur nuk ka shitur asgjë, pasi të gjitha prodhimet i kanë mbetur në baltë, u shpreh Blushi, sipas të cilit, në këto vite jo vetëm fshati është varfëruar, por dhe qyteti është varfëruar.