Rama prezanton programin në ndihmë të emigrantëve

Kreu socialist: Asnjë qeveri nuk ka bërë për emigrantët
Kryesocialisti Edi Rama, i ndjekur nga kreu i G99 Erjon Veliaj, kanë takuar përfaqësues të shtresës së emigrantëve. Rama premtoi gjatë fjalës së tij, një trajtim më dinjitoz në ambasadat shqiptare dhe marrëveshje për sigurimet shoqërore me Italinë dhe Greqinë. "Politika jonë e re e ndryshimit do të synojë dhe do të realizojë transformimin e shërbimeve në ambasada dhe konsullata për shqiptarët dhe shqiptaret në shërbime të standardeve evropiane të njëjta me ato shërbime që motrat dhe vëllezërit tanë marrin në sportelet e atyre vendeve ku jetojnë, si qytetarë dinjitozë të atyre vendeve. Është nga ana tjetër, e domosdoshme që i gjithë mundi i tyre për efekt pensioni, të njihet përmes marrëveshjes dypalëshe mes vendit tonë dhe Greqisë, Italisë, SHBA", u shpreh Rama.
Për kreu socialist është kënaqësi, është privilegj që të kesh mundësinë të bësh diçka dhe ta bësh këtë duke patur në dorë një instrument siç është politika, por sipas tij, kjo e fundit për shumë vite, 18 vjet me radhë, ka dhënë shumë arsye për tu ndarë, për të qëndruar me kurriz nga njëri-tjetri, për ta parë njëri-tjetrin si një problem dhe jo si një fuqi të shtuar për të zgjidhur problemet. Në mbështetje të programit për emigrantët, Rama ka vlerësuar më tej emigrantët janë kontributet direkte për familjet shqiptare she sipas tij është e padrejtë lënia jashtë procesit të vendimmarrjes dhe mohimit të të drejtës për të votuar, të këtyre njerëzve, të këtyre shqiptarëve e shqiptareve, që për 18 vjet punojnë shpesh herë edhe si skllevër në emigracion dhe prej 18 vjetësh, me punën e tyre të ndershme, i kontribuojnë ekonomisë shqiptare më shumë se sa investimet e huaja direkte çdo vit. Rama ka pohuar se të ardhurat e emigrantëve mbajnë në këmbë ekonominë shqiptare. Po të mos ishin motrat dhe vëllezërit tanë në emigracion, ekonomia shqiptare do të ishte asfiksuar, familjet shqiptare do ta kishin të pamundur të mbijetonin. Gjithashtu familjet e fshatit do ta kishin absolutisht të pakapërcyeshëm kufirin e pamundësisë për të mbajtur frymën gjallë, shtoi kreu socialist, duke vijuar në këtë kontekst se çdo emigrant sot ka një histori për të treguar lidhur me kontributin e vet drejtpërdrejt për atdheun e tij. Ndërkohë, që sipas tij politika nuk ka asnjë histori për të treguar lidhur me kontributin për të mundësuar që këta shqiptarë e këto shqiptare, të kenë të drejtën për të votuar, të kenë respektin e merituar nga shteti i tyre, të kenë shërbimet e merituara në ato vende ku jetojnë. Madje jo rrallë atyre u duhet të ballafaqohen me një burokraci shqiptare ambasadash, që është e denjë për romane absurde. Rama i ka cilësuar aleatë strategjikë emigrantët në një kohë kur Shqipëria është ende e brishtë dhe kur për familjet shqiptare, kontributi i këtyre njerëzve është jetik. Kryesocialisti Rama ka premtuar se politika e re e PS, ajo e ndryshimit do të synojë dhe do të realizojë transformimin e shërbimeve në ambasada dhe konsullata për shqiptarët e shqiptaret, në shërbimet e standardeve evropiane të njëjta me ato shërbime që shqiptarët marrin në sportelet e atyre vendeve ku jetojnë, si qytetarë dinjitozë të atyre vendeve. Rama ka konsideruar se është e papërfytyrueshme, që në shekullin e 21-të, në kohën e teknologjisë së lartë, emigrantët të detyrohen të marrin rrugën, të lënë punën, të privojnë veten dhe familjen e tyre nga të ardhurat e shumë ditëve punë, për ta bërë aplikimin për pasaportë këtu në Shqipëri.
Këtë, ne do ta ndryshojmë dhe me politikën tonë të re të ndryshimit. Ne do të bëjmë të mundur që në një sërë sportelesh kryesore, në Evropë, Amerikë, Kanada, emigrantët e emigrantet shqiptarë të mund të aplikojnë dhe të marrin pasaportën biometrike, ka vijuar Rama duke siguruar gjithashtu se i gjithë mundi i emigrantëve për efekt pensioni do të njihet përmes marrëveshjes dypalëshe mes vendit tonë dhe Greqisë, mes vendit tonë dhe Italisë.