E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Shefer sot në Tiranë

Ditën e sotme, 8 maj 2009, në Tiranë zhvillohet takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme i Komisionit të Partneritetit, në kuadër të kryesimit nga Shqipëria të Kartës së Adriatikut A5. Sipas burimeve të ministrisë së Jashtme, takimit do ti drejtohet me një fjalë përshëndetëse edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jaap de Hoop Scheffer, i cili vjen për një vizitë në vendin tonë. Mësohet se në takim do të diskutohet rreth perspektivave të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe forcimit të bashkëpunimit në funksion të integrimit të të gjithë rajonit në strukturat Euroatlantike, si dhe çështjeve të sigurisë në interes të rajonit dhe më gjerë. Në përfundim të takimit do të miratohet edhe një deklaratë e përbashkët e Ministrave të Punëve të Jashtme të Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut. Të ftuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, në takim marrin pjesë homologët e tij nga Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Kroacisë.
      

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›