E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE- ODIHR, mbërrin misioni i parë vëzhgues

Ka mbërritur në Shqipëri misioni i parë i vëzhguesve të OSBE-ODIHR, i cili do të ndjekë nga afër zgjedhjet e 28 qershorit. Ky mision do të ketë në përbërjen e tij 30 anëtarë, që do të drejtohen nga britaniku Audrey Glover. Misioni do të ndjekë të gjitha fazat e fushatës elektorale, procesin e parapërgatitjes të infrastrukturës zgjedhore, si dhe votimin. Veç kësaj, vëzhguesit do të vëzhgojnë edhe mediat e vendit për fushatën elektorale të të gjitha partive. Vëzhguesit do të qëndrojnë në Shqipëri deri në përfundim të procesit, ndërsa në 14 maj do të vijnë nga OSBE edhe 26 vëzhgues të tjerë. Ndërkohë që për ditën e sotme, zyra e OSBE-së, për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, ka njoftuar zhvillimin e një konference shtypi, për fillimin e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009 në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›