E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Qytetarët në kaos për pajisjen me kartat e reja të identitetit

Partia Socialiste duket se i është rikthyer rëndë akuzave ndaj Qeverisë si dështake në procesin e aplikimit për kartat e identitetit. Vetëm një ditë deklaratës së nënsekretarit për Çështjet Ligjore në PS, Damian Gjiknuri, zëdhënësja e Parisë Socialiste Mimi Kodheli ka lëshuar sërish akuza të forta ndaj Qeverisë në lidhje problematikën dhe mungesën e transparencës që po shoqëron procesin për pajisjen me kartat e reja të identitetit. Kodheli ka denoncuar një sërë pengesash artificiale, që sipas saj po nxjerrin zyrat e Postës Shqiptare për personat që nuk e kanë emri në listë, të cilët kërkojnë të pajisen më letërnjoftime elektronike. Në deklaratën e saj, zëdhënësja e PS, Mimi Kodheli shtoi se ishin të shumtë qytetarët, të cilëve u kërkohej një vërtetim nga Policia e Shtetit, në mënyrë që të pajiseshin me kartat e reja të identitetit, ndërkohë që vendimi i qeverisë për të gjithë ata persona të cilët nuk e kanë emrin në listë, parashikon vetëm nënshkrimin e një deklarate përpara aplikimit. Kodheli nënvizoi se, edhe pas denoncimit të Partisë Socialiste bërë dy ditë më parë, situata ka vazhduar të mbetet kaotike edhe ditën e djeshme. Në shumë komuna të vendit, zyrat postare ende nuk kanë filluar të shesin kuponat me tarifat e reja, ka bërë të ditur Kodheli, sipas së cilës, ende sot, nuk ka asnjë informacion publik nga Qeveria mbi mbarëvajtjen e procesit të aplikimit të shtetasve shqiptarë me letërnjoftime elektronike, pas miratimit të tarifave të reja. Partia Socialiste, përsërit edhe njëherë qëndrimin e saj dhe ftesën për të gjithë votuesit shqiptarë të pa pajisur me pasaportë, për të aplikuar një orë e më parë dhe për të ruajtur faturën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›