E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pergjimet", votohet ligji pa opoziten

Policia e Shtetit dhe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme perfitojne me ligj te drejten e pergjimit te bisedave telefonike. Pas disa ore debatesh te ashpra, Kuvendi miratoi me 67 vota pro, 20 kunder dhe 7 abstenime ligjin per ndryshimin e pergjimeve te bisedave telefonike. Kunder qeverise votuan dhe aleate te saj si demokristiani Jak Ndokaj, i cili deklaroi se me ligji le hapesire per abuzime nga policia e shtetit. "Jam dakord per reforme e lufte kunder krimit, por ajo duhet bere ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet ne fuqi", tha Ndokaj. Ndersa socialisti Pandeli Majko akuzoi se ligji le hapesira dhe dyshime per abuzime dhe duhet shtyre per te marre mendimin edhe te shoqatave per te drejtat e njeriut. "Le vend per dyshime. Dhe dihet se Kryeministri ka pervoje negative me pergjimet", tha Majko. Po keshtu, edhe Skender Gjinushi akuzoi se qellimi i kesaj nisme eshte dashakeqes. "Qeveria pergjon aleatet e vet dhe nuk do kurseje asnje", tha ai. Por, per demokratin Fatos Hoxha, Kuvendi duhet te shqetesohet per pergjimet joligjore qe behen nga operatoret, e jo per ndryshime te tilla. Sipas tij, te rrezikshem jane ata qe pergjojne pa ligj, duke mos kursyer as Kryeministrin, Presidentin apo Kryeprokurorin e te gjithe. Hoxha etiketoi kompanite e telefonise, si dhe kerkoi ngritjen e nje komisioni te perkohshem per te kontrolluar keto pergjime. R.R.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›